E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohen 11 emigrantë ilegalë nga Shqipëria

Policia sot në mëngjes ka arrestuar 11 shtetas shqiptarë, të gjithë emigrantë ilegalë të cilët punonin në rajonin e Tetovës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, shtetasit shqiptarë të moshave 23 deri 51 vjeç u ndaluan në një objekt banimi në Tetovë dhe pas verifikimit të të dhënave të tyre u konstatua se ata kishin qëndrim të parregulluar dhe punonin në të zezë në territorin e Tetovës.

Si njofton Ina, policia e Tetovës tha se shtetasit shqiptarë ishin nga Pogradeci dhe Librazhdi. Ndaj tyre janë ndërmarrë masat e verifikimit dhe hetimit, kurse po shqyrtohet edhe mundësia e përfshirjes eventuale të tyre në akte kriminale./Indeksonline./  
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›