Kurum-fakulteti i Inxhinierisë, marrëveshje bashkëpunimi
Nënshkruhet memorandumi bashkëpunimi midis Kurum dhe Fakultetit të Inxhinierisë. Kjo marrëveshje u nënshkrua nën kujdesin e ministrit të Inovacionit, Teknologjisë së Informacionit e të komunikimit.Sipas Ministrit, Genc Pollo kjo do të integrojë shkollën shqiptare me kërkimin shkencor.
Ndërkohë dekani fakultetit të inxhinierisë Andrea Maliqari u shpreh se kjo marrëveshje është shume e rëndësishme për universitetitn dhe për kërkimin shkencor.
Nëpërmjet këtij memorandumi i jepet më shumë mundësi studentëve që të marrin pjesë në procese të ndryshme të prodhimeve të materialeve të ndërtimit dhe në realizimin e kërkimeve shkencore.