Lezhë, arrestohet një mjek kirurg

Një mjek kirurg në qytetin e Lezhës është arrestuar sot nga policia e këtij qyteti pasi akuzohet për mjekim të pakujdesshëm.
Ndue Çupi 55 vjeç, me profesionin kirurg në spitalin e Lezhës është arrestuar nga policia pas denoncimit të familjarëve të një pacienteje e cila pas ndërhyrjes kirurgjikale ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve familjarët e një 80-vjeçareje e cila ka vdekur pas ndërhyrjes kururgjikale e akuzojnë mjekun se nuk i ka dhënë ndihmën e duhur asaj.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe policia pritet të dalë me një qëndrim zyrtar rreth ndalimit të mjekut.
Ndërkohë disa ditë më parë në qytetin e Durrësit u arrestuan dy mjekë të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm të volejbollistit Juxhin Guza, i cili humbi jetën në spital, dy muaj më parë.