E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video përgjimi, LSI: Halilaj dëshmoi mashtrimin e Priftit

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama e ka cilësuar procesin gjyqësor, që po zhvillohet në ngarkim të eprorit të tij, të falsifikuar dhe këtë sipas tij e vërtetoi dje dëshmitari Bekim Haliaj.

“Duke marrë shkas nga zhvilimet e seancës së djeshme, ku ka patur zhvillime interesante që provojnë me dokumenta zyrtare jo vetëm fallcitetin e procesit, por edhe manipulime provash dhe falsifikimin për të mashtruar opinioin publik. Sasia e naftës rreth 30 mijë ton, ose 10 milionë dollarë që i është dhënë në mënyrë të fshehtë që në 10 shkurt, pra 3 javë para realizimit të video përgjimit dhe caktimit te datës së ankandit, kompanisë Tea Konstruksion. Sipas dëshmitarit Bekim Halilaj dhe dokumenteve që ai referon, se pronari i kompanisë, është ortak me bashkëshorten e Priftit në kompaninë e tullave. ”,- theksoi Rama.

Rama deklaroi se seanca e djeshme gjyqësore vërteton falsifitetin dhe pathemelësinë e akuzës, e cila sipas tij është ngritur mbi dëshminë e një dëshmitari, që dëshmitari tjetër i prokurorisë e hedh poshtë.

“Arsyeja që i parashtroj sot lidhet me faktin që jemi të vendosur të realizojmë transparencën ndaj publikut, por edhe të nënvizojmë që akuza është ngritur mbi dëshmi dhe prova të falsifikuara të një dëshmitari që në cdo seancë sa vjen e vihet përballë faktesh që provojnë falsitetin e akuzës. Ilir Meta nuk është në beteje ligjore dhe politike me drejtësinë, por në respekt të tyre është në betejë për drejtësinë”,- deklaroi Rama.

Sekretari i LSI-së, duke e qujatur të mbyllur cështjen ndaj ish-kryeministrit Ilir Meta, ka kërkuar që prokuroria të hapë një proces të ri ndaj Dritan Priftit.

“Kjo provon konflikt interesi, pazare korruptive që nga zhvillimet e djeshme e shndërrojnë procesin ndaj Metës në proces të mbyllur për të çelur një ndaj dëshmitarit të prokurorisë, Priftit”- nënvizoi Rama.

Në Gjykatën e Lartë u zhvillua procesi në ngarkim të ish- zëvendës kryeministrit Ilir Meta. Në dëshminë e tij, biznesmeni Bekim Halilaj hodhi poshtë pretendimet e Dritan Priftit se zoti Meta kishte ndërhyrë që kompania e tij të fitonte një ankand të Ministrisë së Ekonomisë, për naften e 'Alpetrolit'-it.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›