Berisha: Bashkëpunim i opozitës për imunitetin
Maxhoranca i rikthehet nismes ligjore per heqjen e imunitetit te deputeteve dhe jo vetem, e cila nuk u shqyrtua gjate mandatit te pare per shkak se opozita kundërshtoi, por edhe pasi Komisioni i Venecias rekomandoi votimin me shumice te cilësuar. Para deputeteve demokrate, kryeministri e cilësoi me rendesi luften ndaj korrupsionit, ndaj dhe theksoi nevojen qe askush te mos jete imun ndaj tij. Ai ftoi opoziten te jape miratimin e saj, pro heqjes se imunitetit qofte edhe permes ndryshimeve ne kushtetute.
“Ne ofrojmë si alternativë cilën dëshirë të ketë PS. Po të dojë të zbatojmë udhëzimin e Komisionin të Venecias... dhe të bëjmë ndryshimet ligjore ... në përputhje me ato ndryshime, por edhe sikur ndryshime kushtetuese të bëhen do të ishte një shërbim mjaft i madh që do t’i bënim këtij vendi dhe këtyre qytetarëve. Në Shqipëri nuk duhet të ketë imunitet në raport me korrupsionin. Kjo maxhorancë ka votuar dhe do të votojë çdo kërkesë që qeveria apo gjykatat e vendit do të paraqesin për anëtarët e saj... për imunitet” tha Berisha.
Ndersa nje jave me pare po ne mbledhje grupi, per here te pare kreu i qeverise përmendi masakren e Tivarit. Duke bere pergjegjes Ramiz Aline, ai kete here kërkoi qe sa me pare te krijohet komisioni hetimore per zbardhjen e saj.
“Komision duhet të ngrihet, pranë parlamentin, me kohën, mjetet dhe gjithcka në dispozicion. Parkamenti mund të aktivizojë të gjitha potencialet e këtij vendi në mënyrë që ne të zbardhim një të vërtetë që fle në arkivat mostruoze të krimi kundër shqiptarëve. Ishte tronditëse ajo që deklaroi diktatori i fundit. Mbajti qëndrimin e kriminelit të pakorrigjueshëm përpara viktimës. Një njeri që ka filluar jetën e tij politike duke vrarë e spiunuara shokët e vet...” tha Berisha.
Per kete ngjarje sipas kryeministrit, mund te filloje hetimet edhe parlamenti i Kosoves. Sipas te mbijetuarve te masakres se Tivarit, numri i shqiptareve te vrare eshte mbi kater mije.
Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e hënë , 07 qershor 2010 ) < I mëparshmi