E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi i referimit, fluks pacientësh në qendra shëndetësore

Sistemi i referimit qe po zbatohet ne shendetesi ka sjell nje fluks pacientesh ne qendrat shendetsore ne Tirane. Kete e pohojne drejtuesit e poliklinikave ne Tirane, te cilet, thone se krahas efekteve pozitive qe ka sjelle ky sistem, duke rritur numrin e personave te siguruar, propozojne qe ne te gjitha qendrat te filloje informatizimi te dhenave te pacienteve. Kjo sipas tyre, do te sillte nje procedure me lehtesuese, si per mjeket edhe per pacientet.

"Per momentin ajo cka une do te thoja qe eshte me e rendesishme per sistemin eshte te shtohet numri i njerezve te siguruar. Per tia thjeshtuar te semurit kronik, qe ne te vertete ka nevoje per keto ekzaminime, mbase do te kishte qene i nevojshem informatizimi i te gjitha qendrave shendetesore, ne menyre qe i semuri vjen, regjistrohet", tha Dashamir Gjergji, drejtor i poliklinikes numer 3.

Pacientet thone se po e zbatojne sistemin e referimit, por procedurat duhet te lehtesohet sepse kja nje zvarritje te panevojshme te plotesimit te rekomandimeve, qofte edhe per nje vizite te thjeshte. Sistemi i referimit tashme ka filluar te zbatohet ne te gjitha hallkat e institucioneve shendetesore, duke filluar nga mjeku i familjes, per te kaluar tek poliklinikat e specialiteve, dhe me pas ne sherbimin terciar, qe jane spitalet.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›