E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardian Selishta, kandidat i VV-së për kryetar të Kamenicës

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Kamenicë shpalli sot Ardian Selishtën, kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës.Kryetari i Vetëvendosje!-s, Albin Kurti, tha “se Dardana ka mundësi për zhvillim, e vërteton fakti se ka shumë tokë bujqësore, dhe se ka pasur edhe minierë e fabrika në të kaluarën, të cilat janë privatizuar e janë mbyllur. “Në Dardanë gjatë viteve 1970-1990, është zhvilluar industria, sidomos ajo e jometaleve.Zhvillimi i kësaj komune mbështetej në prodhim”, tha Kurti, i cili teksa po fliste për 18 ndërmarrjet e fabrikat që dikur ishte aktive, përmendi edhe fabrikën për prodhimin e pllakave të qeramikës që dikur kishte 850 punëtorë, kurse sot nuk e ka asnjë. Ne e shohim zhvillimin nëpërmjet kombinimit të subvencionimit të bujqësisë dhe zhvillimit të industrisë, qoftë asaj të lehtë, ushqimore e të tjera, qoftë asaj të rëndë, sepse besojmë se vlera e shtuar në ekonomi nuk vjen thjeshtë nga bujqësia, por nga kombinimi e ndërlidhja e bujqësisë me industrinë. Mundësitë janë, duhet të ekzistojë vullneti dhe programi politik”, tha Kurti, duke shtuar se edhe vullnetin, edhe programin politik, edhe alternativën qeverisëse, tashmë e ka Lëvizja Vetëvendosje!.

Lidhur me procesin e decentralizimit mbi baza etnike, që sipas komunikatës së VV-së, gjymtoi komunën e Dardanës duke krijuar komuna me shumicë serbe, duke ia marrë kështu plot 18 fshatra, 13 për krijimin e komunës së Ranillugut e 5 tjerë për t’ia bashkëngjituar Artanës, Kurti tha: “Qëllimi i decentralizimit nuk ka qenë afrimi i pushtetit tek qytetari, por homogjenizimi dhe centralizimi i serbëve përbrenda Kosovës, gjithnjë të ndikuar nga Beogradi”. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›