E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët e LDK-së, akuzojnë qeverinë për drejtësinë

Ekipi i Ekspertëve për Shtetin e së Drejtës i LDK-së, vlerëson se situata në sistemin ligjor dhe gjëndja aktuale e drejtësisë, po pësojnë zhvillime negative e të dëmshme, të cilat po ndikojnë në pamundësinë e ndërtimit të shtetit të së drejtës në vend.

Gjendja aktuale e drejtësisë dhe e funksionimit të shtetit të së drejtës paraqitet e rëndë, si në aspektin e ligjbërjes, po ashtu edhe në aspektin e zbatimit të ligjeve.

LDK-ja vlerëson se procesi i ligjbërjes, gjatë gjysmës së parë të vitit 2011, karakterizohet me propozime ligjore, që përveç difekteve strukturore dhe përmbajtësore, përballen edhe me probleme logjike dhe konceptuale.

Situatë jashtëzakonisht e rendë në aspektin e nxjerrjes së ligjeve paraqitet në ato ligje të cilat i propozohen Kuvendit, arrijnë të kalojnë në Kuvend, por si rezultat i mungesës së garantimit të buxhetit, ato nuk pritet që të hyjnë në fuqi prej dy deri në katër vitet e ardhshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›