Jeremiq: Bisedimet për anëtarësim në BE, në 2012
Më 2012, Serbia pret të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq. Në vlerësimin e këtij të fundit, se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, anëtarësimi i Serbisë në BE është vështirë të bëhet, Jeremiq ka thënë se ky problem nuk mund të zgjidhet brenda natës.
Ai ka dekaruar se Beogradi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po zhvillon bisedime për çështje teknike me Prishtinën, të rëndësishme për bashkëjetesën e qytetarëve.
“Ky është një hap në drejtimin e duhur, ndërsa çështja e Kosovës të mos paragjykohet”, ka thënë Jeremiq, për të shtuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.