Kusari-Lila në interpelancë më 7 dhjetor

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur të martën ka caktuar rendin e ditës për dy seancat plenare që pritet të mbahen më 7 dhe 8 dhjetor. Përveç pikave të rregullta, në seancën e 7 dhjetorit, pritet të paraqitet në interpelancë edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.
Kërkesa për interpelancën e ministres Kusari-Lila është bërë kohë më parë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me masat e reciprocitetit me Serbinë.
Në seancat e 7 dhe 8 dhjetorit, pritet të shqyrtohen edhe një sërë projektligjesh në lexim të parë, mes të cilëve edhe Projektligji për marrëdhëniet e detyrimeve, Projektligji për lojërat e fatit, Projektligji për pensionet e pjesëtarëve të FSK-së, Projektligji për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarve dhe punëkërkuesve etj. (Kosovapress)