Lëvizjet e PDK’së

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi i ka shpeshtuar vizitat nëpër degët e partisë që e udhëheq që nga themelimi.
Ai pothuajse ka vizituar çdo degë gjatë dy muajve të fundit.
Zyrtarisht, thuhet se 12-vjetori i PDK’së është shkak i këtyre vizitave, por jozyrtarisht merret vesh se kjo parti po përgatitet për Kuvendin e saj Zgjedhor.
Burime të Expressit thonë se aktualisht në PDK mendohet se Kuvendi të mbahet diku në pranverën e vitit të ardhshëm.
“Kuvendi pritet të mbahet në pranverë të vitit të ardhshëm”, ka thënë burimi i gazetës.
Kjo mohohet nga Bajram Rexhepi, Nënkryetar i PDK’së.
“Është aktivitet partiak. E gjithë kjo është bërë realisht në kuadër të 12-vjetorit të partisë. Ka qenë ide që të festohet në të gjitha degët dhe qendrat në Kosovë”, ka thënë Rexhepi, të hënën, për Express.
E, publicisti Shkëlzen Maliqi nuk i konsideron këto vizita si riaktivizim të partisë, për më tepër thotë se është thjesht një aktivitet partiak.
“Nuk mund të spekuloj nëse është një riaktivizim partiak, por është diçka që çdo parti e bën”, ka thënë Maliqi, për Express.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...