E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kusari e Çeku në PDK

Janë quajtur nga të vjetrit e PDK-së edhe si ardhje me parashutë.

Burime të mirë-informuara të Indeksonline në PDK bëjnë me dije se është duke u përgatitur terreni që Partisë Demokratike të Kosovës t’i bashkëngjitet edhe figura eminente e Aleancës Kosova e Re pas Behgjet Pacollit, tash zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila dhe Kryetari i Partisë Social-Demokrate të Kosovës (PSD), Agim Çeku.

Këto burime bëjnë me dije se Agim Çeku, tash Ministër i Forcës së Sigurisë (FSK) do ti bashkëngjitet PDK-së duke e shkrirë partinë e tij me prirje të majtë në partinë e Thaçit, që zyrtarisht, deklarohet si e djathtë.

E Mimoza Kusari-Lila do të ketë një rrugë tjetër për të bërë. Ajo, sipas këtyre burimeve, do të kyçet fillimisht në një lëvizje qytetare, përmes së cilës do të kalohet më pastaj në PDK-në e Hashim Thaçit.

Këto burime bëjnë me dije se Kusari-Lila e Çeku synojnë të zënë pozita nën Hashim Thaçin, të emërohen si nën-kryetar të PDK-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›