E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpool e blen talentin e Barcelonës

Brendan Rodgers vazhdon të ndjekë talentët e ndryshëm evropian për të ndërtuar Liverpoolin e tij. Skuadra e madhe angleze ka arritur marrëveshje për blerjen e talentit të Barcelonës, Sergi Canos.

Talenti 16 vjeçar spanjoll do ti bashkohet Liverpoolit javën e ardhshme. Mesfushori i ri i Barcelonës po shkëlqen në akademinë e Barcelonës duke qenë lojtari kyç që skuadra e të rinjëve të Barcelonës u shpallë kampion edhe këtë edicion.

Rodgers i ka premtuar talentit spanjoll minutazhë edhe në skuadrën e parë të Liverpooli pasi që bëhet fjalë për një talent tejet premtues.

Canos te Barcelona po krahasohet me Andres Iniestën ndërsa shquhet për driblimet dhe pasimet fantastike.

/>  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›