Rregullorja e provimeve të lirimit për vitin 2010
23/02/2010 Skema e provimeve e ngjashme me modelin e maturës shtetërore
Hartohet rregullorja e provimeve të lirimit për nxënësit e klasave të 9-a. Zhvillimi i provimeve për këtë kategori nxënësish do të bëhet sipas modelit të maturës shtetërore, çka përcakton hartimin e testeve nga AVA-ja si dhe grupimin e nxënësve në ambiente të mëdha për të dhënë provimet, që do të zhvillohen në dy ditë të ndryshme vetëm me shkrim. Lëndët për të cilat zhvillohen provimet e lirimit janë dy: Gjuhë amtare dhe Matematikë. Nxënësi që nuk arrin të shpallet kalues në dy provimet që do të jepen gjatë muajit qershor, ka të drejtë t’i rijapë në sezonin e vjeshtës, para nisjes së vitit mësimor. Për rastet kur shpallet fitues, ai do të lejohet të regjistrohet në shkollën e mesme në profilin përkatës, ndërsa kur mbetet sërish ngelës do t’i duhet të presë edhe një vit tjetër për të dhënë dy provimet e lirimit. Sipas rregullores së hartuar, është miratuar që teza për provimet e lirimit do të jetë e njëjtë për të gjithë nxënësit e klasave të nënta në vend. Përgatitja e testit do të bëhet nga specialistët e AVA-së. Njëkohësisht rregullorja përcakton se mësuesit që do të angazhohen në ditën e zhvillimit të dy provimeve (administratorët mbikëqyrës), nuk do të jenë mësues të shkollave ku nxënësi jep provimin. Kështu, shkollat do të shkëmbejnë ndërmjet tyre mësuesit që do të mbikëqyrin provimet. Teza për provimet e lirimit do të jetë pak më e shkurtër si sasi pyetjesh: do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat mendohet që 10 të jenë me alternativa dhe 10 me zhvillim. Periudha e zhvillimit të provimeve të lirimit do të jetë muaji qershor, ku do të alternohen datat e zhvillimit të testimeve me ato të maturës shtetërore. Ndërsa për skemën e vlerësimit në rregullore specifikohet se kur midis dy vlerësuesve ka ndryshime pikësh për të njëjtat kërkesa, kryetari i vlerësuesve të lëndës cakton një vlerësues të tretë, vendimi i të cilit është përfundimtar. Vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë, sipas skemës standarde që do të përdorë secili vlerësues.
Drejtoritë arsimore të çdo rrethi ngrenë grupe, që shqyrtojnë rast për rast të gjitha testet që raportohen si të dyshimta për kopjim nga vlerësuesit e testeve. Shpallja e rezultateve bëhet jo më shumë se 15 ditë pas çdo provimi të zhvilluar.