Sfida e performances se qeverisjes vendore

Ne nje takim me teme Bashkia dhe Media qe u organizua fundjaven e kaluar nga Shoqata e Bashkive te Shqiperise ne bashkepunim me Fondacionin Hanns Seidel u konkludua se faqja e internetit e bashkise se Tiranes le shume per te desheruar madje ajo eshte shume e dobet krahasuar jo vetem me websitin e bashkise Kamez fare prane Tiranes por dhe me ato te bashkive te Shkodres Kukesit e Rreshenit. Nga ky fakt nuk habitet me askush pasi bashkia e kryeqytetit e braktisur prej vitesh nga kreu i saj edhe ne fushen mediatike nuk ka se cfare te evidentoje promovoje e reklamoje nga punet e perbaltura qe e kane zhytur Tiranen ne kaos total. Shkaktari i kesaj gjendjeje te mjerueshme ne metropolin shqiptar qe ka humbur para se gjithash sfiden e performances se qeverisjs vendore kur i kane mbetur edhe dy muaj nga skadimi i mandatit et tij te trete duke dashur te laje duart si Ponc Pilati perpiqet tua faturoje te tjereve deshtimin e tij ne menaxhimin e puneve te bashkise. I radhitur edhe nga organizma prestigjioze nderkombetare si kryebashkiaku i trete me i korruptuar i botes Edvin Rama tashme eshte ne kerkim te ndonje mekatari tjeter qe te mund tia faturoje atij deshtimin fatal qe e pret Partine Socialiste qe ai kryeson ne zgjedhjet vendor te dates 8 maj. Tashme atij i kane dale jashte kontrollit jo vetem situata e transportit urban por dhe ajo e menaxhimit te investimeve te shkaperdala gjithandej dhe qe askush se di se kur do te perfundojne. Duke moskandiduar per nje mandate tjeter ne krye te bashkise ai kerkon tu shpetoje akuzave per betonizimin e kryeqytetit me aferat e 20 perqindeshave ne dhenien e lejeve te ndertimit. Madje kreu i socialistee njekohesisht kryetari i Bashkise Tirane Edi Rama e lidh situaten me zgjedhjet e ardhshme lokale duke treguar keshtu frike humbje. Dhe nese ketu ne kryeqytetin shqiptar kemi modelin me te shemtuar te keqqeverisjes dhe menaxhimit te pushtetit vendor vetem shtate kilometra ne veri te Tiranes nje tjeter bashki jep shembullin e nje transformimi rrenjesor model per te gjitha njesite e qeverisjes vendore ne rang vendi. Para pak ditesh do te ishte Ambasadorja e Cekise ne vendin tone Znj. Marketa Fialkova ajo qe gjate nje takimi me kryebashkiakun e suksesshem Xhelal Mziu e cilesoi Kamzen si model per gjithe rajonin. Perkunder zhurmes e qendrimeve spekullative te lidershipit opozitar Ambasadorja Fialkova dha qe nga Kamza mesazhin se Shqiperia ecen e sigurte ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian. Nga Kamza numri nje i diplomacise ceke ne vendin tone solli ne vemendjen e opinionit publik zgjedhjet e 28 qershorit ku si ish- vezhguese e atyre zgjedhjeve i vleresoi ato te standardeve te larta evropiane nderkohe qe vleresoi kete bashki si model jo vetem ne Shqiperi por edhe ne rajonin e Ballkanit. Ne te vertete transformimi rrenjesor i Kamzes ne keto kater vitet e fundit deshmon para se gjithash rritjen e performances dhe besueshmerise te Administrates te bashkise. Ballafaqimi me premtimet e para kater viteve nxjerr ne pah jo vetem permbushjen e tyre por dhe tregues te tjere qe kane te bejne me parametra bashkekohe te nje qyteti ne rritje e zhvillim intensiv. Nese para kater vitesh shume nga perfaqesuesit e institucioneve nderkombetare e shihnin me skepticizem bashkepunimin me bashkine Kamez kjo vinte nga prapambetja e trasheguar sidomos ne infrastrukturen e vete bashkise. Qe te fitohej besimi reciprok duhej nisur pothuajse nga e para. Sfida kryesore mbeteshin burimet njerezore. Kryetari i bashkise ZXhelal Mziu pikerisht kete sfide arriti te perballoje me dinjitet duke ndertuar nje administrate te afte profesionalisht dhe te perkushtuar per ta bere Kamzen nje qytet te standardeve te pranuara. Kryerja e analizave me pergjegjesi identifikimi ne kohe i problematikave dhe percaktimi i rrugezgjidhjeve efikase sollen qe ne vitin e pare te mandatit te tij ndryshimin e kerkuar. Kjo sherbeu si baze per vitet tjera duke arritur deri tek buxheti shtese i bashkise i vitit te kaluar.Nga ana tjeter rritja e cilesise se sherbimit per tatimpaguesit dhe e besueshmerise ndaj tyre duke permiresuar ne kete menyre klimen e biznesit apo fuqizimin e persosmerise se menaxhimit te resurseve te vete bashkise mundesuan thithjen e investimeve ne funksion te permiresimit rrenjesor te infrastruktures rrugore e social-kulturore. Kesioj Kamza sherbeu dhe sherben si shembull nxitjeje e inkurajimi dhe per njesite tjera te qeverisjes vendore ne rang kombetar. Jo pa qellim ketu ka perqendruar aktivitetin e saj edhe Shoqata e Bashkive te Shqiperise duke organizuar seminare e takime me drejtues te qeverisjes vendore nga i gjithe vendi. Rritja e performances dhe besueshmerise se Administrates te bashkise eshte nje nga shtyllat e strategjise qe ndjek kryebashkiaku Mziu ne nje kontekst strategjik afatgjate me objektiv te fundit zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e Kamzes. Ne partneritet luajal me institucione e organizma prestigjioze nderkombetar si USAID UNDP KE OSBE GTZ KfEuml etj bashkia Kamez synon te forcoje zhvillimin ekonomik vendor nepermjet permiresimit te qeverisjes dhe forcimit te pjesemarrjes se sektorit civil dhe atij privat ne zhvillimin vendor. Garantimi i nje qeverisjejje vendore sa me transparente si dhe rritja e te ardhurave nga mbledhja e tatimeve vendore ka ndikuar ne rritjen e investimeve te vete bashkise dhe permiresimin e performances te administrimit te bashkise te menaxhimit te prones publike dhe te ofrimit te sherbimeve per komunitetin. Ky eshte modeli qe duhet krijuar e ndjekur edhe ne bashkine e kryeqytetit per ta nxjerre ate nga bataku ku e kane zhytur Edvin Rama dhe aparatciket e tij nder me te koruptuarit e botes.