E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballsh faza e dyte nis pa tifoze. Grima kthehet ne porten shkodrane

Kampionati Sot ora 13.00 Bylis-Vllaznia ndeshja e pare e javes se 12 te Kategorise Superiore

Pas denimeve nga Komisioni i Disiplines prane FSHF-se faza e dyte e kampionatit elitar ne vend do te nise pa tifoze. Sot ne oren 13.00 ne stadiumin Adush Muca Bylisi i drejtuar nga trajneri Nikola Ilievski do te prese Vllaznine. Nje sfide qe do te luhet me dyer te mbyllura pas denimit te klubit ballshiot me dy ndeshje pa tifoze per ngjarjet ne ndeshjen e fundjaves qe kaloi ne kete qytet ndaj Shkumbinit ku ndeshja filloi afro nje ore e gjysme me vonese. Perballja me shkodranet ka arome mbijetese per Bylisin qe pas 11 ndeshjeve te para ne kete edicion te Kategorise Superiore renditet ne vendin e 10 zona play-out me vetem 10 pike te grumbulluara. Vendasit synojne triumfin e katert sezonal ndersa kerkojne te hakmerren edhe per ndeshjen e fazes se pare me Vllaznine ku u mposhten me rezultatin 3-2 ne Loro Borici ne perballjen e javes se pare ata kryesonin 1-2 ne Shkoder por dolen te humbur nga fusha e lojes pas golave te Sinanit dhe Jovanovic ne 7 minutat e fundit te ndeshjes.

Ne anen tjeter Vllaznia duket se ka gjetur besimin por mbi te gjitha ecurine pozitive me trajnerin Mirel Josa. Drejtuesi i stolit ka arritur te ndryshoje sezonin e shkodraneve te cilet vijne pas dy fitoreve radhazi ku me e rendesishmja eshte padyshim ajo e fundjaves se kaluar ne fushen e Tiranes. Per ndeshjen ne Ballsh kuqeblute jane te detyruar te bejne nje zevendesim te detyruar ne porte. Ne formacionin titullar do te aktivizohet veterani Armir Grima pasi malazezi Mirosllav Vujadinovic nuk ka arritur qe te rikuperohet ne kohe. Prej stervitjes se te martes gardiani ka probleme ne gju e pavaresisht tentativave te stafit mjekesor qe ta kthente ne gjendje per loje ai do te qendroje pushim. Nderkohe qe te gjithe presin rezultatet e rezonances magnetike te Vujadinovic rikthimi i ish-kapitenit Grima ne porte jep garanci. Vetem pak ore perpara ndeshjes Vllaznia ka fituar edhe mundjen e krahut me FSHF-ne per mesfushorin Armando Vajushi. Sipas institucionit qe drejton futbollin lojtari ishte i pezulluar me kartone nje argument qe kundershtohej nga drejtuesit kuqeblu. Kembengulja e tyre u shperblye pasi Vajushi do te jete ne fushe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›