E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush e ka radhën?

Skuadrat e Superligës assesi nuk po rehatohen me trajnerë, madje as gjatë pushimit dimëror. Që nga përfundimi i stinorit vjeshtor janë ndërruar katër trajnerë, duke çuar në dhjetë numrin e atyre të ndërruar që nga fillimi i këtij sezoni. Por, ky numër pritet të rritet pasi Arsim Abazi nuk e ndien më vetën pjesë të Lepencit, derisa i pasigurt është edhe Muharrem Sahiti.

Klubet e Superligës së Kosovë assesi nuk po bëhen rehat me trajnerë, madje edhe tani në pushimin dimëror.

Vetëm gjatë këtij pushimi dimëror, katër skuadra i kanë ndërruar trajnerët me të cilët përfunduan pjesën e parë të kampionatit. Por, ky numër pritet të rritet derisa të fillojë stinori pranveror.

Prishtina në vend të Ramiz Krasniqit, trajner të ri e ka emëruar gjermanin Wolfgang Jerat, kurse Hysi është nda me Jusuf Tortoshin dhe në vend të tij e ka angazhuar Afrim Tovërlanin.

Afrim Jasharin, Drenica e ka zëvendësuar me Bylbyl Sokolin, kurse Ali Maralusha është nda nga Liria shkaku i problemeve shëndetësore dhe atë pritet ta zëvendësojë Skender Kapra.

Ndërkohë, edhe gjatë stinorit vjeshtor janë shënuar gjashtë raste të ndërrimit të trajnerëve, duke mbërri kështu në dhjetë numri i ndërrimit të trajnerëve.

Por, ky fenomen nuk pritet të përfundojë me kaq. Lepenci pritet të bëhet skuadra e pestë që do të bëjë ndryshim në krye të shtabit teknik gjatë këtij pushimi dimëror – rasti i njëmbëdhjetë në përgjithësi.

Madje, vetë Arsim Abazi thotë se nuk e ndien më vetëm trajner i këtij ekipi. Në fakt, kontrata mes Lepencit dhe Abazit ka skaduar me përfundimin e sezonit vjeshtor.

Nga ajo kohë, Abazi nuk e ka pasur asnjë kontakt me udhëheqësit e skuadrës nga Kaçaniku. Andaj, trajneri ferizajas ka nis t’i shqyrtojë ofertat e klubeve tjera. Abazi thotë se gjasat janë shumë të vogla që të vazhdojë me Lepencin edhe në stinorin pranveror.

“Prej ndeshjes së fundit të stinorit vjeshtor nuk jam dëgjuar me asnjë zyrtar të Lepencit. Ata nuk janë duke punuar asgjë mesa kam informacione. Andaj, unë nuk mund ta udhëheq Lepencin në ato kushte organizative. Vetëm nëse organizohen edhe 60 për qind apo 70 për qind më mirë, do të vazhdoja me atë ekip”, deklaroi Abazi për Express, në adresë të të cilit tashmë kanë ardhur disa oferta të reja.

“I kam edhe dy-tri oferta tjera. Jam duke i shqyrtuar ato. Por, menjëherë pas Vitit të Ri, përkatësisht më 2 apo tre janar, do të vendosi se në cilin klub të vazhdoj punën”, theksoi Abazi.

Sezonin pranveror me trajnerë të rinj ka gjasa ta nisë edhe Gjilani. Largimin e mundshëm nga ky ekip e ka paralajmëruar vetë trajneri Muharrem Sahiti.

“Nëse jep dorëheqje kryetari Murat Hoxha, unë nuk e shoh këtë si diçka të mirë për Gjilanin. Andaj, nëse ndodh kjo, unë do ta shqyrtoj pozicionin tim”, tha Sahiti për Express.

Gjashtë trajnerë nuk ia kishin dalë ta përmbyllnin pjesën e parë të këtij kampionati me skuadrat e tyre, pasi këto të fundit, shkaku i rezultateve jo të mira, i kanë shkarkuar apo ua kanë prurë punën të japin dorëheqje nga pozitat e tyre.

Por, ndërrime të shumta të trajnerëve ka pasur edhe gjatë edicioneve të kaluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›