Tavo: Te ndryshohet sistemi zgjedhor pa prekur Kushtetuten Eva Gjura
Levizja Socialiste per Integrim nuk do te heqe dore nga qendrimi i saj per realizmin e nje Kodi Zgjedhor, ku te respektohet dhe te vleresohet vota e te gjithe shqiptareve. Nenkryetari i LSI-se, Vangjel Tavo, gjate nje prononcimi per gazeten "Koha Jone", eshte shprehur se partia qe ai perfaqeson nuk do te pranoje te jete nje fasade ne Komisionin e Reformes Zgjedhore, por do te beje propozime konkrete, te cilat do te sherbejne per realizmin e zgjedhjeve ne favor te shqiptareve dhe jo si zgjedhjet e 2009-s dhe te 2011-s, qe paten problemet e tyre. "LSI-ja do te kembengule me argumente ne Komisionin e Reformes Zgjedhore, qe te merren parasysh propozimet e saj konkrete, per sistemin zgjedhore, ndarjen e mandateve dhe pragun elektoral", eshte shprehur Tavo. Sipas tij, propozimet e partive te vogla nuk jane ultimatume ndaj dy partive te medha, por jane sugjerime, te cilat kane te bejne me nje domethenie te madhe, sic eshte barazia e votes dhe perfaqesimi i shqiptareve ne politike me perfaqesuesit e tyre qe votojne dhe jo me shmangien e votes nga njera force politike te tjetra. "Behet fjale per barazine e votes se shqiptareve, nje nga kerkesat fondamentale te zgjedhjeve. Ne kete kerkojme, asgje me shume, asgje me pak, sesa te gjendet nje formule pa prekur Kushtetuten, ku vota e shqiptareve te jete e barabarte dhe ndarja e mandateve te jete e drejte ne baze te votave te secilit subjekt politik dhe shqiptaret te perfaqesohen ne politike me perfaqesuesit e tyre, per te cilet kane votuar", eshte shprehur deputeti i LSI-se, njeheresh dhe nenkryetar i Kuvendit, Vangjel Tavo. Duke sjelle ne kujtese zgjedhjet e 2009-s, Tavo shprehet se "Ajo eshte nje pervoje e pakendshme, ku nje numer i konsideruar votash te forcave te tjera politike, pervec dy forcave te medha, padrejtesisht nuk jane ndare ne menyre proporcionale, nuk jane perkthyer ne mandate, por keto vota i kane perfituar padrejtesisht, dy forcat e medha, pjese e koalicionit". Ne ato zgjedhje, tha Tavo, "LSI-ja nuk ka qene ne koalicion me asnje parti dhe eshte perfaqesuar ne Kuvend me 4 deputete. Nese do te ishin llogaritur votat, sot do te kishim 10-12 mandate ne Parlament". Duke vleresuar potencialin e forces se tij politike, nenkryetari i LSI-se eshte shprehur se ata nuk shqetesohen shume per sistemin zgjedhor, pasi jane te pergatitur, me cdo lloj sistemi, te konkurrojne dhe te perballen me elektoratin, per te shumefishuar mandatet e tyre. "Por,- shton ai,- ajo qe eshte e rendesishme, eshte se forcat politike nuk duhet te bejne nje reforme zgjedhore per interesat e tyre, por te behet nje reforme zgjedhore konsensuale e gjitheperfshirese, ku te gjithe perfaqesuesit e forcave politike te jene te barabarte mes te barabarteve. Te kemi nje reforme zgjedhore te pranuar nga te gjithe dhe jo me nje konsensus bipartizan", eshte shprehur Tavo.