Wenger: Fituam me fat

Arsene Wenger thotë se Arsenali ishte me fat që mori tre pikë nga ndeshja kundër Aston Villas në Villa Park.
Yossi Benayoun shënoi një gol të vonshëm për t`u dhënë fitoren Topçinjve, pasi Marc Albrighton kishte shënuar më herët për të zhvleftësuar golin e parë të ndeshjes të shënuar nga Robin Van Persie nga pika e bardhë.
“A ishim me fat? Po sepse Villa ishte e rrezikshme. Duhet të them dy gjëra, mbi të gjitha ne kishim dy ndeshje të vështira në udhëtim kur ne duhej të japim gjithçka fizikisht dhe në pjesën e parë ne e kontrolluam ndeshjen shumë mirë”.
“Në pjesën e dytë, Villa u rikthye në 1-1 dhe ishte një periudhë e vështirë, por pastaj ne e stabilizuam lojën dhe në 10-15 minutat e fundit ju mund të shihnit se ne ishim në kulmin e lojës tonë sërish”, ka deklaruar Wenger.