E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush e sundon botën? Moda e librave që zbulojnë të padukshmen

Ndërsa mendon se je i qartë për çfarë të rrethon, mjafton një shkëndijë për të prishur balancat. Po kush e drejton botën? Janë udhëheqësit botërorë ca marioneta në duar të fuqive madhore, a ka pas tyre shoqëri të fshehta? Po në sistemet e tjera yjore, a ka jetë? Janë 1001 pyetje që të vërdallisen në kokë, pa mundur të gjesh përgjigje. Këtë gjendje paqartësie e nxisin jo pak botimet e shumëllojshme, që së fundi kanë filluar të mbushin edhe tregun shqiptar të librave. Viteve të fundit, disa shtëpi botuese shqiptare e kanë kthyer vëmendjen e tyre kah botimit të një kolane të veçantë librash që lidhen me të padukshmen, me të mistershmen, me atë që fshihet pas asaj që ne e quajmë e zakonshme apo normale. Autorë të ndryshëm hedhin lloj-lloj idesh mbi mënyrën se si qeveriset globi, nxjerrin lloj-lloj formulash, makinacionesh, konspiracionesh. Ca bazohen në gjuhën e simboleve, ca të tjerë në analiza të së tashmes drejt së ardhmes. Po a lexohet kjo lloj literature, çfarë e tërheq lexuesin drejt saj dhe në fund të fundit, a duhen besuar këta libra? Më mirë për këtë mund të orientojnë vetë botuesit, ata që morën iniciativën për të sjellë në shqip këta libra. Dy nga shtëpitë botuese që botojnë më së shumti këtë lloj literature janë Bota shqiptare dhe Helgas Secrets.

Flet Alfred Cako, botuesi i Helgas secrets

Historia e njerëzit, një ajsberg, të zbulojmë çfshihet nën ujë

Alfred Cako, përfaqë sues i shtëpisë botuese Helgas Secrets,
thotë se e ka mbështe tur veprimtarinë botuese, kryesisht në këtë kolanë. Sipas tij, lexuesi i kësaj literature sa vjen dhe rritet.  Si e filluat rrugën si botues dhe përse nisët të botonit serinë e librave që lidhen me mistere, të tipit ufo, shoqëritë e fshehta, e ardhmja… etj.?
Kam rreth 20 vjet që e studioj nonfictionin. Më duket se dallimi midis fictionit dhe nonfictionit është si ndryshimi midis dy pikturave me stil romantik të engjëjve të Botiçelit (gjithsesi të bukur) nga njëra anë, dhe disa qiellgërvishtësve të ndriçuar në një natë pa re me yjet rreth e rrotull e me një stil kubist, një Kandinsky – apo dallimi midis një filmi me Fernandelin dhe një filmi si Star Trek 2009. Në fillim i propozova një mikut tim të një shtëpie tjetër botuese librin e parë kryesor të konspiracionit në shqip me 2007, të përkthyer nga unë dhe ai libër ndoshta është bestseller ende në shqip. Dhe kështu mendova se përse të mos e provoj vetë dhe ta sfidoj e grish një grup modern lexuesish drejt shkrepave moderne të nonfictionit në gjuhën shqipe?. E theksoj, në gjuhën shqipe, pasi misteri dhe okulti që janë shumë të vjetra gjetiu, tek ne nuk ka qenë i ushtruar prej shekujsh, me përjashtim ndoshta të lashtësisë, si në Dodonë apo në shkollat e vjetra të misterit në ishujt dorikë e Jon, për të cilat flet i madhi Albert Pike dhe ku spërjashtohen të kenë qenë aktivë edhe ilirët, te cilët më pas u shkëputën për shkaqe historike nga këto praktika të mistereve e okultit që vinin si dritë nga një e panjohur e lashtë.
Çkriter ndiqni në përzgjedhjen e librave që botoni, sepse autorë që shkruajnë mbi të tilla tema ndoshta janë shumë, çështja është sa të besueshëm janë ata…
Meqenëse kam filluar prej vitesh ta studioj këtë lloj gjinie, mendoj që e njoh se cili është flori e cili është bakër. Për ta shprehur më qartë për lexuesin tradicional në Shqipëri, i njoh autorët më të rëndësishëm që rrokin temat e nonfictionit, të cilët janë Shekspirët, Balzakët, Dostojevskët, Drajzerët, Nerudat e kësaj gjinie. Temat më të diskutueshme midis virtuales e realitetit të nonfictionit natyrisht që janë konspiracioni dhe okulti. E para ka lidhje më tepër me të fshehtat e njerëzve apo grupeve të fuqishme, të cilat synojnë të arrijnë sa më shumë fuqi ekonomike e politike nëpërmjet konspirimit dhe ilegjitimitetit. E dyta është më shpirtërore, por lexuesi i saj i pastërvitur e ka të vështirë të përtypë fusha të tilla, si astrologjia, numerologjia, alkimia, kur njerëzit njohin nga arsimimi i tyre shkencat njerëzore të ngjashme me to si astronomia, matematika dhe kimia. Dallimi midis tyre është se të parat vinë të marra apo të shpallura si edhe librat e shenjtë dhe të dytat janë zhvilluar dora-dorës nga njeriu. Të parat madje kanë humbur disa prej kuptimeve të tyre të fshehta nga kalimi i viteve e shekujve dhe prej shkatërrimit të rrjeteve okulte që i kanë studiuar ato në epoka të caktuara. Po kështu, e afërt me okultin është edhe tema e misterit, që ka lidhje me ufologjinë, hierarkinë e mundshme qiellore e tokësore, vizitat dhe lidhjet historike midis origjinave të njeriut dhe jashtëtokësorëve në periudha të caktuara, për të cilat flet aq shumë Dhiata e Vjetër. Ndërsa me shumë degë të tjerë të trajtuara nga nonfictioni i Helgas Secrets, siç janë ekonomia, filozofia, diplomacia, memuaristika, historia, shkenca dhe teknologjia, lufta kibernetike, religjioni etj, nuk besoj që ka shumë probleme, pasi njerëzit janë pak më të familjarizuar me këto tema.
Sa i interesuar është lexuesi për këtë kategori librash dhe përse?
Në përgjithësi kjo temë ka qenë shumë pak e lëvruar dhe ka një pjesë mendjehapur të lexuesve, të cilët nuk mund të qëndrojnë dot në rresht dhe nuk mund të manipulohen nga shumë idiotësi zyrtare të trajtimit të ngjarjeve dhe të fenomeneve të ndryshme historike e shoqërore apo shpirtërore e religjioze. Nisur nga parimi se monopolin e së vërtetës shpirtërore e materiale e ka vetëm Gjeometri i Gjithësisë, si dhe nga fakti se historia e njerëzimit ngjan me një ajsberg që e fsheh shumicën e masës së vet që i përcakton drejtimin e lëvizjes, mendoj se askush nuk mund të pretendojë se vetëm trajtimi tradicional është definitiv dhe ska asgjë të re për tu trajtuar. Në këtë prizëm të ngjarjeve, aktualiteti po na ballafaqon me një brez kryesisht të ri – po jo vetëm të ri – i cili e kundron këtë realitet në mënyrë moderne, pra sipas qasjes së nonfictionit. Dhe numri i këtij lexuesi sa vjen e rritet.
Edhe shtëpi të tjera botuese janë të tërhequra nga këto tema, sa e fortë është konkurrenca mes jush?
Helgas Secrets është e fokusuar totalisht te nonfiction-i. Mund të ketë edhe të tjera shtëpi botuese që janë joshur rastësisht nga kjo gjini e letërsisë, por ato deri më sot kanë qenë të fokusuara te letërsia fiction. Helgas Secrets është një shtëpi botuese e re me karrierë më pak se dyvjeçare mbi shpatullat e saj, por ajo ka hyrë në treg me një agresivitet relativ dhe me një ofertë risi për lexuesin, si nga përmbajtja, ashtu edhe nga pamja e librave të saj. Përmbajtja, siç e thamë, është nonfiction book, ndërsa pamja e kopertinave të librave të saj dallohet nga librat e shtëpive të tjera prej ngjyrave bardhë e zi që mbizotërojnë në kopertinë, si dhe prej formatit standard. Unë këtë lloj gjinie kam vite që e studioj dhe mendoj se e njoh, kështu që nuk do ta kem të vështirë ta përballoj konkurrencën për mbijetesë, nëse ajo një ditë do të vijë e ashpër. Megjithatë, mendoj se ka vend për të gjithë dhe konkurrenca vetëm sa e përmirëson cilësinë e përzgjedhjes si edhe atë të librit, por ul edhe çmimin e tij në interes të lexuesit.

Flet Genti Gjonaj, përfaqësuesi i Bota shqiptare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›