“Kreditë e këqija, të ndryshohet ligji për kolateralin”

“Praktikat e derisotme kane treguar, se sistemi gjyqësor në mjaft raste ka vonuar deri në bllokim të plotë ekzekutimin e kolateraleve të kredive me pasoja të rënda për:- qëndrueshmërinë e sistemit bankar dhe sidomos - prishjen e rregullave te konkurrencës se ndershme ndërmjet operatoreve në treg”, thekson ky institucion.
Konfindustria vlerëson, se rritja e masës së “kredive të këqija” në nivelin 20,4% të deritashme kundrejt portofolit te përgjithshëm me vlerë absolute, që tejkalon vlerën e 1 miliard $, e bën veçanërisht të nevojshme dhënien e lirisë së veprimit bankave të nivelit te dytë të ekzekutojnë me shpejtësi kolateralin përkatës.
Në këtë drejtim, Konfindustria fton institucionet e ekzekutivit dhe vendimmarrjen politike te përshpejtojë në përmirësimet e duhura ne legjislacionin në fuqi për kthimin ne “titull ekzekutiv” të kolateralit te kredive me qellim bërjen të mundur të riqarkullimit me efektivitet të aseteve dhe kapitaleve financiare, të bllokuara deri më tash në biznese të falimentuara dhe tregje të ngopura, në përfitim të ekonomisë kombëtare dhe mirëqenies së qytetareve shqiptarë në afatgjatë.
“Konfindustria vlerëson, se ndërmarrja e masave të mësipërme është e domosdoshme sidomos ne kushtet e pasojave të krizës globale, qe ka prekur ndjeshëm edhe ekonominë dhe sidomos industritë shqiptare pasqyruar ne vitin e vështirë 2012 në vazhdim e shprehur para se gjithash me uljen e ndjeshme të likuiditetit në treg”, thuhet më tej. /Start/
2012-06-10 17:20