E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria mblidhet ne Shkoder Berisha Masa urgjente

Kryeministri Sali Berisha ka kerkuar marrjen e masave per tiu ardhur ne ndihme banoreve ne rast emergjence teksa ka theksuar se situata eshte ende nen kontroll. Kryeministri kerkoi qe te funksionoje me shpejtesi i gjithe mekanizmi i emergjences.

Nuk ka nje moment kritik sot. Liqenet e Komanit dhe te Vaut te Dejes jane mbajtur ne nivelet e uleta dhe te mesme por ne duhet te pergatisim ate qe eshte kryesore evakuimin. u shpreh Berisha. Ai kerkoi qe te instalohet me pergjegjesi te plote dhe me te gjithe kapacitetet skema e evakuimit te popullates.

Duhet ta bejme kete ne keto kushte ne menyre qe te mos kemi nje emergjence shume te madhe qe pastaj veshtireson te gjithe nderhyrjen dhe komplikon ate. Por skema e evakuimit do te jete e instaluar nga te gjithe permasat e saj. tha kryeministri.

Gjate mbledhjes u diskutua gjeresisht plani dhe skema e perballimit te situaten per cdo aspekt ne rast te perkeqesimit te saj ne kushtet e vazhdimit apo edhe rritjes se reshjeve dhe per pasoje prurjes se ujerave te lumenjve.

Kryeministri kerkoi nga autoritet pergjegjese dhe ekspertet e fushes hartimin e nje skeme te posacme per mbrojtjen maksimale te ujesjellesve. Duhet te kete nje skeme te perpunuar qe sonte per te vendosur mbrojtjen maksimale te mundshme perreth ujesjellesve dhe pompave te tyre vjet jane mbrojtur me heroizem ne kushtet me te renda por sivjet duhet tia dalim te parandalojme dhe te mbrojme me cdo kusht ujesjellesat.

Kreu i qeverise kerkoi gjithashtu edhe perqendrimin e ushtrise ne rast se eshte e nevojshme si dhe gatishmerine e policise. Ju kryeni detyren e parashikimit te te gjitha situatave ndaj do te ofroni ketu cdo gje per tu perballe me shpejtesine me te madhe me secilen situate qe krijohet. Te mos kete nevoje te presim te nisim nga Tirana por te jene ketu. Koha eshte e pershtatshme optimale te gjeni ku do ti dislokoni dhe te terhiqni ketu te gjitha mjetet qe mund tu duhen ne cdo rrethane sikunder duhet te keni te precizuar planin e evakuimit te cdo familjeje. Kur te lipset qe te behet nje evakuim total duhet te jeni te gatshem ta realizoni ate ne kohen me te shkurter dhe menyren me te sigurt. Kjo ehste e domosdoshme. Ne i pergatisim gjerat dhe rrime gati.

Ndersa per sa i perket kryetareve te komunave kryeministri kerkoi prej tyre qe te bejne nje pune maksimale per te bindur qytetaret per evakuim dhe te mos presin ngritjen e metejshme te ujit. Kryetaret e komunave duhet te bejne nje pune te jashtezakonshme per te bindur qytetaret per evakuim te mos presin ngritjen e ujit. Sivjet e kemi ate mundesi ndaj dhe te filloje te shpejtojme procesin e evakuimit. Natyrisht ushqimi per njerezit nuk diskutohet por te merren masa per ushqimin per bagetine gjedhet apo te imtat. Te shikohet mundesia ku te vendosen por asnje gje e gjalle te mos na humbase u shpreh kryeministri.

2010-12-01 0855

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›