Man Utd nuk përforcohet në janar

Sir Alex Ferguson ka paralajmëruar tifozët e Manchester Unitedit të mos presin përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve në mesjavë.
Debati mes përkrahësve të gjigantit nga Old Trafford është hapur në kërkim të arsyeve për eliminimin e hershëm të finalistit të garës nga edicioni i kaluar dhe shumica mendojnë se skuadra ke nevojë për përforcime, sidomos në mesfushë. Por, Ferguson nuk është i bindur se duhet të shtojë kualitetin në ekip gjatë dimrit.
“Është shumë vështirë të blini futbollistë në janar. Prej kur unë jam menaxher këtu kemi sjell katër pesë futbollistë në janar. Nuk është një gjë e rëndomtë për ne” tha Ferguson për mediet angleze të shtunën.