E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana nuk dorëzohet

Edhe pse po e ngroh bankinën, Lorik Cana ndihet mirë te Lazio. Ai dëshiron ta pushtojë Olimpicon dhe këtë synon ta bëjë së shpejti. Reprezentuesi shqiptar është integruar mirë në klubin italian dhe spekulimet nuk e shqetësojnë.

Lorik Cana po kalon një moment të komplikuar te Lazios që prej transferimit nga Galatasaray gjatë verës. Fushën e sheh rrallë dhe në ato pak raste kur luan paraqitjet e mesfushorit kosovar nuk janë ato që i presin të gjithë. Arsyet mund të jenë, vështirësitë në ambientim ose sfida me një lloj futbolli të ri.

Por ai nuk dorëzohet, nuk është person i cili vendos për braktisjen kur situatat janë të komplikuara. Dëshiron ta pushtoj Lazion dhe këtë synon ta bëjë së shpejti. Reprezentuesi shqiptar është integruar mirë në klub dhe spekulimet nuk e shqetësojnë.

“Luaj në një skuadër që gjendet në pozitat e para të një prej kampionateve më të vështira në botë. Nuk mund të mos jeni të kënaqur nga bartja e fanellës së Lazios. Konkurrenca është e fortë dhe kjo dëshmon se jemi ekipi i shkallës së lartë. Jam i kënaqur me atë që kam bërë deri më tani por shpresoj që në të ardhmen të kemi më shumë hapësirë”, ka thënë Cana për LazioFans.it.

28-vjeçari i cili në Romë u transferuar me një eufori thuajse të papritur tani dëshiron të shpaguaj besimin e një klubi që ka investuar shumë në të. Loriku mund të llogarit gjithmonë në mbështetjen e babait Agimit, i cili është edhe menaxher i tij. Pikërisht me këtë të fundit, Lazio kishte negociuar për transferimin e Canës në Olimpico.

“Babai im ishte futbollistë dhe unë gjithmonë kam ëndërruar të përcjell hapat e tij. Për mua është e rëndësishme që ai të udhëheq karrierën time. Si fëmijë gjithmonë e dija se çfarë doja kurse babai im bëri gjithçka për të më ndihmuar për arritje e objektivave që tani i kam realizuar”, ka theksuar Cana.

“Ai ka punuar shumë për mua për të më siguruar një edukim të mirë dhe për të mirën e gjithë familjes sonë. Prej tij e kam mësuar se çfarë është futbolli. Tani jetojmë në dy shtete të ndryshme por takohemi shpejtë. Babai im do të jetë menaxher i imi përderisa unë të luaj”, shtoi 28 vjeçari.

Cana është kapiten, dhe simbol i Kombëtares shqiptare. Një skuadër e cila po kalon nëpër një periudhë të vështirë, ku rezultatet nuk po vijnë po edhe shumë talentë zgjedhin të luajnë për përfaqësuese të huaja. ‘Luftëtari’ reziston fuqishëm dhe jep një mesazh për përkrahësit kuqezi.

“Ndeshjet e fundit kundër Azerbajxhanit dhe Maqedonisë nuk kanë shkuar mirë. Por ne jemi n nj fazë ku janë duke u hedhur themelet për ta ardhmen, andaj nj humbje dhe një barazim n miqësore nuk mund t jen nj dramë. Tifozët për ne janë shumë të rëndësishëm, bëjnë ndikim të madh te ne futbollistët sepse kur luajmë i përfaqësojmë ata. Përkrahja e tyre është shumë e rëndësishme dhe kur ajo mungon ne sigurisht se gjendemi në situata të vështira”, u shpreh Cana.

Përveç futbollit ish futbollisti i PSG’së, Marseilles e Sunderlandit ka edhe shumë pasione nga arkeologjia deri te literatura. Cana është shembull i një futbollisti që është i joshur nga kultura.

“Më pëlqen të lexoj për historinë, por nuk e di se si më ka lindur ky pasion, ndoshta për shkak se jam larguar herët nga toka ime. Andaj tani e ndjen nevojën të mësoj për disa gjëra të caktuara. Lexoj shpesh gjatë udhëtimeve dhe dua të vazhdoj ta bëjë këtë edhe pse futbolli më merr shumë kohë”, ka përfunduar Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›