"Mikun dhe shokun, zgjidhe më të mirë se veten"
Ka ditë që ekranet televizive dhe media jonë e shkruar, po buçasin, po shqyhen dhe tejmbushen nga lajmi i rrallë sensasional mbi çështjen Fazlliç, që akuzohet për biznese të kundraligjshme, trafik armësh, pastrim parash e abuzime të tjera në Shqipëri.
Lajmi bëhet edhe më sensacional, edhe më interesant, kur mësohet se, Fazlliçi na qenka miku i ngushtë i Kryeministrit tonë, i rrethit të tij familjar dhe i favoritit të tij, ministrit Basha. Shkurt, Fazlliçi është bërë protogonisti kryesor dhe figura qendrore publike mediatike. Reagimet e opozitës janë të shpeshta dhe të forta. Përplasjet në parlament, denoncimet dhe kritikat në media ndaj mazhorancës, kanë rritur temperaturat dhe tensionet politike.
Zoti Kryeministër, pavarësisht nga pozitae pafavorshme që ndodhesh, mos u domino nga sensi i papërmbajtjes dhe nervozizmit dhe, ngulite mirë në kokë se, parlamenti shqiptar, nuk është han me shumë porta ku të hyjederri dhe dosa dhe, për pasojë,të përdhosin, fyejnë dhe ofendojnë tempullin e shenjtë të kombit dhe të demokracisëshqiptare.
Parlamenti nuk është kazino, apo mejhane periferike, ku mblidhen matrapazët dhe batakçinjtë, e që bëjnë pazare si xhonglerë. Shqiptarëve, kudo që ndodhen, u nxihet faqja dhe ndihen të fyer e të ofenduar kur dëgjojnë për gjëra të tilla. Populli ynë thotë: "Mikun dhe shokun zgjidhe më të mirë se veten".