Islami e Harasani: S’dimë të ketë vendim për bojkotin e Kuvendit
27/05/2011 Kritikët e Ramës thyejnë bojkotin, marrin pjesë në seancë
Deputetët socialistë diskutuan për projektet e qeverisë dhe votuan pro tyre
Deputetët e Partisë Socialiste, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, nuk i binden vendimit të lidershipit socialist për bojkot të Kuvendit. Të dy këta deputetë ishin të pranishëm në seancën e djeshme parlamentare, e para pas zgjedhjeve lokale të 8 majit. Ndërkohë që jo vetëm që kanë thyer vendimin e grupit socialist për të bojkotuar punimet parlamentare, por dhe kanë votuar për projektet e sjella nga mazhoranca për t’u kaluar në parlament. Një qëndrim të tillë ligjvënësit socialistë e kanë argumentuar me faktin se nuk janë njohur e aq më pak të informuar me ndonjë vendim të grupit parlamentar në të cilin ata marrin pjesë. “Nuk jemi në dijeni të vendimit të Partisë Socialiste”, theksoi deputeti Islami gjatë fjalës së tij. Kështu, pas një periudhe të gjatë, që prej zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit 2009, deputetët socialistë Islami dhe Harasani kanë marrë pjesë në debatin për projekte të sjella nga qeveria, duke dhënë edhe votën pro tyre. Deputetët e opozitës, të cilët kundërshtuan vendimin e Partisë Socialiste për të bojkotuar punimet parlamentare, kanë mbështetur projektin e sjellë nga qeveria për marrëveshjen me Bankën Islamike për Zhvillim, që do të ndërtojë rrugën Tiranë-Elbasan. Pjesëmarrja e tyre në këtë seancë lidhej pikërisht me sinjalet e qarta të mesazhit të dhënë nga zv/ndihmëssekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen, i cili përshëndeti procesin zgjedhor në Shqipëri, dhe u bëri thirrje palëve të respektojnë vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Sipas Kantrimen, përfundimi i këtyre zgjedhjeve do të përcaktojë edhe perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por ndalur në këtë proces zgjedhor dhe në rezultatin e tij, Islami vlerësoi se “e majta nuk i fitoi zgjedhjet, se ishte e përçarë. Unë vetë u kërcënova kur parashikova humbjen e Partisë Socialiste”.
Kastriot Islami
“Mesazhet e ndërkombëtarëve dhe vota e shqiptarëve janë një thirrje për reflektim. Nuk po bëj demagogji për të thënë fjalë të bukura, por këtë kërkesë për reflektim ia drejtoj së pari kryetarit të partisë sime, zoti Rama, por edhe Kryeministrit dhe juve, zonja Kryetare e Kuvendit. Do të kërkoja të ishit të kujdesshëm me kalendarin, derisa të përfundojë dalja e rezultatit final të zgjedhjeve. Jemi në situatën që duhet të hidhet një hap përpara dhe të gjithë presin të bëhet një hap i rëndësishëm për ta mbajtur vendin në shinat e një shteti ligjor. Kjo ishte kërkesa ime modeste dhe arsyeja ime pse jam këtu. Nuk jam këtu as kundër Edi Ramës e as pro Sali Berishës, por jam për të dhënë këtë mesazh”.
Reagimi i PD-së
Bogdani: Rama po tjetërson qëndrimin e ndërkombëtarëve
Partia Demokratike i bëri thirrje kryetarit të PS-së, Edi Rama, të lexojë si duhet mesazhet e ndërkombëtarëve të adresuara për klasën politike në vend. Sipas deputetit demokrat, Gerti Bogdani, kryetari Rama gënjen mbi deklaratat e ndërkombëtarëve. “Ai mendon se mund të falënderojë komunitetin ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohe të gënjejë mbi deklaratat e tyre pa e vënë re askush. Partnerët ndërkombëtarë nuk kanë thënë për asnjë moment se fletët e gjetura jo në kutinë e duhur nuk duhet të numërohen, si dhe kanë qenë shumë të qartë në deklaratat e tyre se nuk ka pasur asnjë formë manipulimi të votës”, vuri në dukje Bogdani. Madje, po në këtë linjë, deputeti demokrat sqaroi se “në të vërtetë zëvendësndihmëssekretari i Shtetit amerikan, Tomas Kantrimen, qartësisht deklaroi se këto janë zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë në vendin tone. I tërë komuniteti ndërkombëtar ka thënë vazhdimisht të njëjtën gjë gjatë gjithë këtij procesi. Procesi normal ligjor, i cili qëndron në themel të çdo shteti demokratik, duhet të vazhdojë, dhe të gjitha palët duhet të respektojë vendimin e dalë në përfundim të tij’. Sipas tij, kreu socialist nuk e pranon dot faktin se koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ka fituar në sajë të mbështetjes së 140,000 votues më shumë se koalicioni i majtë, ndaj për këtë arsye ai nuk do që të ndjekë një proces ligjor. Gjithashtu, Bogdani ripërsëriti vendosmërinë e PD që çdo votë të numërohet.