Bushati: Kolegji Zgjedhor të respektojë ligjin
27/05/2011 Kërkesa e PS-së
Partia Socialiste i kërkoi Kolegjit Zgjedhor të vendosë drejtësi ndaj vendimeve që mori KQZ-ja për zgjedhjet vendore të 8 majit. Një kërkesë e tillë u bë dje publike nga deputeti socialist Ditmir Bushati. “Kolegji Zgjedhor ka detyrimin përpara shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë të vendosë drejtësi aty ku katër përfaqësuesit e pushtetit në KQZ shkelën çdo ligj e normë demokratike, duke shpërfillur vullnetin e popullit dhe thirrjet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, OSBE-ODIHR-it dhe të gjithë miqve të Shqipërisë. Kolegji Zgjedhor ka përgjegjësinë historike për ti rikthyer sovranit dinjitetin dhe Shqipërisë perspektivën Europiane”, - vuri në dukje Bushati gjatë deklaratës së tij. Gjithashtu deputeti i PS-së në emër të kësaj partie shprehu mirënjohje për angazhimin e përkushtuar dhe qëndrimet e drejtpërdrejta të përfaqësuesve më të lartë të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me qorrsokakun ku e ka zhytur vendin Saliu, duke tjetërsuar vullnetin e popullit shqiptar në tavolinën e Ristanit. Madje, në këtë linjë Bushati nënvizoi faktin se “ne bashkohemi me apelin e komunitetit ndërkombëtar që Kolegji Zgjedhor në punën e tij të udhëhiqet nga ligji dhe të mos dorëzohet përballë presioneve të pushtetit”. Sipas tij, Bashkimi Europian foli qartë e në të njëjtën linjë me raportin e fundit të ODIHR-it, ku theksohej paligjshmëria e vendimmarrjes së KQZ-së me të ashtuquajtura “vota të hedhura gabimisht”. Njëkohësisht në vlerësimin e Bushatit vendimmarrja e paligjshme dhe manipulimi në tavolinë i vullnetit të popullit nga ana e KQZ-së nuk shënon fundin e këtij procesi.