Permiresohet gjendja shendetesore e Nunit
TIRANE - Ka dale nga gjendja e rende, gjyqtari i plagosur Ardian Nuni. Lajmi eshte bere i ditur nga drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj. Ne nje deklarate per mediat ai tha se "Nuni ka dale nga reanimacioni dhe ndodhet ne repartin e VIP-ave, ku dhe do te qendroje pergjate 24 oreve te ardhshme, nen mbikeqyrjen e mjekeve". Mjeket kryen nje nderhyrje kirurgjikale ne kemben e tij, pas plumbave qe mori nga nje person ende i paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22.50 te mbremjes se dy diteve me pare, ku 40-vjecari Ardian Nuni, i njohur per aktivitetin e tij ne sistemin e drejtesise shqiptare, mbeti i plagosur ne kembe dhe krahe. Ai ka ndenjur ne operacion per disa ore, deri kur mjeket i kane nxjerre plumbat e marre nga atentati i ngritur ndaj tij. Nuni ka qene i shoqeruar nga pjesetaret e familjes se tij dhe te afermit. Keta nuk kane dashur te flasin per median dhe te komentojne kete ngjarje. Ne sallen e skanerit, aty ku Nuni eshte sjelle menjehere pas goditjes nga arma e zjarrit, mjeket kane percaktuar plagen dhe plumbin qe i ka pershkuar trupin, perpara se ai t'i nenshtrohej nderhyrjes per heqjen e tij.
A. Cena