Obama: Fajin e ka Europa. Unë e trashëgova problemin e borxhit
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka refuzuar të marrë përgjegjësi për panikun ekonomik që ka përfshirë bursën amerikane, duke thënë se rënia e tregjeve erdhi nga Europa dhe se ai e trashëgoi krizën.
Duke folur gjatë një takimi për mbledhje fondesh, ai mbrojti mënyrën se si ka drejtuar ekonomikisht Amerikën e tha se problemet e Europës po prekin SHBA-në.
Obama insistoi se ai trashëgoi shume probleme me borxhin e lartë dhe deficitin kur hyri në Shtëpinë e Bardhë. Duket se kjo do jetë një temë që do dominojë fushatën e rizgjedhjes si president.
Kur ke probleme në Europë, në Spanjë, Itali dhe Greqi, këto probleme do të shfaqen dhe në brigjet tona, tha Obama.