Qeveria merr kompetencat e UNMIK
PRISHTINE - Administraten e Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNMIK-un) do ta zevendesoje Qeveria e vendit dhe jo misioni i Bashkimit Evropian. Kete e konfirmoi dje pasdite ne Prishtine, Perfaqesuesi Special i Bashkimit Evropian ne Kosove, Peter Feith, ne nje takim me Kryeministrin Hashim Thaci. Duke vleresuar rolin e ri te pranise nderkombetare ne Kosove si rol "mbikeqyres dhe keshilledhenes", Thaci tha se ne kete drejtim do te orientohet dhe bashkepunimi i Qeverise se Republikes se Kosoves dhe angazhimet institucionale per zbatimin e prioriteteve te perbashketa.
Kryeministri i Kosoves theksoi se qeveria qe drejton ai do te bashkepunoje ngushte me shefin e misionit te BE-se dhe me vone do shtoje bashkepunimin me te edhe si shef i misionit civil nderkombetar ne Kosove. “Bashkepunimi do te jete ne funksion te ndertimit te tolerances nderetnike, zhvillimit ekonomik te Kosoves, ndertimit te rendit demokratik, qeverisjes se mire, sundimit te ligjit, pengimit te dukurive negative, zbatimit te te gjitha kritereve demokratike dhe ne funksion te hapjes se perspektives se integrimit te Kosoves ne strukturat e BE-se dhe ne NATO”, shtoi Thaci.
Perfaqesuesi Special i BE-se ne Kosove, Feith, permendi si "nder te vecante" faktin qe ai ka punuar ne Kosove gjate viteve 1999-2001 dhe theksoi se BE eshte e vendosur te vazhdoje punen drejt pajtimit, tolerances dhe respektit ndaj vlerave te komuniteteve. “Misioni yne do te vazhdoje punen ne fushen e legjislacionit dhe kushtetutes. Ne do t’i japim prioritet ringjalljes se ekonomise, sigurise se gjithe qytetareve dhe komunitetit serb. Keshtu, ne do te ndihmojme njerezit qe te ndihen sa me afer institucioneve evropiane”, tha kreu i misionit te BE-se, Feith.
Sa i takon situates ne pjesen veriore te Mitrovices, Feith perseriti fjalet qe tha dje ne Prishtine edhe perfaqesuesi i larte per Politiken e Jashtme dhe Sigurine ne BE, Havier Solana, se BE eshte e perkushtuar te vendose ne te gjitha pjeset e Kosoves, duke perfshire edhe pjesen veriore, misionin e saj dhe se kjo do te ndodhe ne kater muajt e ardhshem. “Sic dihet, ne kemi nje periudhe tranzicioni dhe se bashku me Kombet e Bashkuara dhe NATO-n do te kemi kontrollin operacional”, theksoi Feith.
Nderkohe, i derguari i Kombeve te Bashkuara ne Prishtine, Joachim Ruecker, tha se misioni i OKB-se do te vazhdoje mandatin e tij ne Kosove ne pritje te udhezimeve te reja nga Nju-Jorku. Ai tha se personeli i Kombeve te Bashkuara do te bashkepunoje me misionin evropian kur ai te arrije.