E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush i mbron fermeret e Devollit?

Nga Blerina Hoxha

Ajo per te cilen qeveritaret e Maqedonise dhe Shqiperise kane rene dakord dje, pritet te jete nje goditje e madhe per ekonomine shqiptare te juglindjes. Me heqjen e tarifave doganore ndermjet Shqiperise dhe Maqedonise per te gjithe mallrat pa kufizime, pervecse ca fermere vendas jane te detyruar te falimentojne, cilesia e mallrave per pjesen derrmuese te konsumatoreve do te vihet ne pikepyetje. Tashme te gjithe ne e kemi te qarte dramen e fermereve te Devollit, qe e kane hedhur ne lume prodhimin e qepes per te vetmin fakt se tregu i Maqedonise, jo vetem qe po e konkurron prodhimin vendas, por po e mbyt ate. Nje kilogram nga ky produkt kushton 70 leke ne tregjet e Tiranes, kur fermeret e Korces jane gati ta shesin me tre leke. Por cfare po i ndodh zinxhirit te ngaterruar te tregut shqiptar. Ngasja per fitime sa me ta larta te tregtareve te prodhimeve bujqesore i con keto ne Maqedoni. Ku per shkak te nje infrastrukture me te mire dhe nje cmimi me te ulet nje kilogram qepe kushton me pak se tre leke. Po pse qepa maqedonase eshte me e lire? Dhe kjo shpjegohet me faktin e thjeshte se, kostoja per prodhimin e saj eshte shume e ulet se ne Shqiperi, pasi karburanti per punimin e tokes ka kushtuar me pak, makinerite bujqesore nuk mungojne dhe kimikatet jane me te lira. Vec ketyre tregu atje eshte me organizuar dhe prodhimet bujqesore pavaresisht se, nuk jane te shijshme si te tonat sherbehen ne treg ne menyre me elegante. Por cfare pritet te ndodhe kur dy vendet te eliminojne tarifat doganore ne menyre teresore? Kjo dihet tashme. Prodhimi maqedonas qe do te futet lirshem dhe pa asnje kufizim ne tregun vendas dhe rrezikon te shuaje perspektiven e ngastrave shqiptare dhe pemetarive te reja te molleve, qe sapo kane hyre ne prodhim. Pala shqiptare ja ka hapur dyert Maqedonise per te eksportuar mallra pas asnje tarife doganore, por nuk ka bere te ditur asnje plan per ata fermere te Korces e Pogradecit, se cfare rrezikon te ndodhe me ta. Politikat per mbrojtjen e prodhimit vendas deri me tani nuk kane funksionuar, por te pakten ndihme ne kunderten nuk duhet te kete. Deri me tani kurrkush nuk ka fjale t'u thote shqiptareve pse qepet maqedonase blihen me 70 leke, nderkohe qe prodhimi shqiptar po kalbet ne lume. Deri me tani askush nuk ka fjale t'u shpjegoje shqiptareve, se pse duhet te ushqehen me perime te modifikuara gjenetikisht, ne vend te atyre shqiptare qe groposen ne ane te ngastrave apo serave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›