Flama e flamurit

Krijuam pamje te shemtuar teksa dogjem flamurin serb para ambasades serbe ne Tirane qe ishte nje gjest primitiv hakmarrjeje i tipit ballkanik. Me keq do te dukemi sikur pernjemend te ndodhe ajo qe paralajmerohet per 28 nentor - djegia e flamurit serb ne Prishtine
Nga Bardh Frangu
Hatixhja kishte ardhur nga Amerika dhe me 12
qershor te vitit 1999 po behej shqiptarja e pare qe po shkelte kufirin ne Han
te Elezit duke u futur ne Kosove bashke me grupin e pare te ushtareve
amerikane. Ishte ndier shume e emocionuar. Ashtu duke vluar nga emocionet ne
qytezen e kufirit maqedono-kosovar Hatixhja kishte kerkuar nga banoret nje
flamur kombetar qe ta ngulte ne shenje triumfi mu ne kufi. Per fatin e saj te
keq dhe deshperimin e madh ajo nuk kishte gjetur askund flamur me shqiponje.
Hatixhja pastaj u be pjese e rendesishme e stafit ne Bondstill por edhe
banore e fshatit Sojeve ku ishte ngritur nje treg i madh per shitjen e
flamujve gje te cilen ajo zor se do ta kishte besuar diten e 12 qershorit.
Besoj se kjo paranteze eshte nje pergjigje e duhur per te gjithe ata qe nuk
mund ta kalojne flamen e flamurit kombetar duke mbetur te mberthyer ashper nen
logjiken ballkanase ku vetem emblemat dhe flamujt kane kuptim. Mbase kjo do te
ishte nje pergjigje edhe per heronjte e vonuar dhe shperlaresit e ndergjegjeve
te pista qe tmerrshem abuzuan me simbolet kombetare.
Tek shikoj nje ftese ne Facebook nepermjet te ciles behet ftese qe me 28
nentor te bashkohemi ne Prishtine per djegien e flamurit serb ndjehem i
tmerruar. Ne mendje mu sollen pamjet e djegies se flamurit te Dardanise.
Njesoj ndjehem keq tek lexoj nje koment ku konstatohet se mbi 99 per qind e
shqiptareve kane qene kunder heqjes se flamurit kombetar me rastin e pritjes se
Sekretares Amerikane Hillari Clinton. Ne pergjithesi zhurme e madhe u be per
heqjen e flamurit kombetar dhe krijimin e hapesirave protokollare per flamurin
e ri te shtetit me te ri. Te krijohej bindja sikur vullneti per pavaresi dhe
shtetesi te ishte krejt i rreme. Per fat te mire nuk eshte keshtu por e
kunderta. Te gjithe jemi deshmitare te pranise se ngadalte por te suksesshme
te flamurit te ri. Ne fillim edhe institucionet ngurruan ta perdorin kete
simbol te shtetit te Kosoves por me kohe edhe qytetaret u mesuan ta
identifikojne shtetesine e tyre me te. Fillimisht flamuri shteteror u perdor i
vendosur per shpinen e flamurit kombetar. Pastaj ngadale nisi te shkeputet nga
ai dhe te perdoret si i vetem.
Thuhet se Ambasada Amerikane e cila edhe udhehoqi protokollin per pritjen e
mikeshes se madhe te shqiptareve Hillary Clinton ishte kujdesur qe flamuri i
shtetit te tyre te gjendej vetem perkrah flamurit i cili identifikon pavaresine
e Kosoves. Personalisht u ndjeva mire me keto pamje te cilat per here te pare
ne Kosove ndertonin nje imazh te shtetit te ri.
Reagimet e shumta per heqjen e flamurit kombetar deshmojne se gjithnje e me
shume po zvogelohet forca e baterive qe mbajne ndezur nje patriotizem primitiv.
Madje ne kete rast nuk kisha si te mos kujtoja paraqitjen e zerave te pare
publike per krijimin e nje flamuri te ri per Kosoven te cilet ne kuader te nje
levizjeje politike po ideonin konceptin per pavaresi. Kjo gje kishte ndodhur
para afro 20 vjeteve. Zerat e tille atebote nuk u cilesuan as si tradhtare as
si te shitur e as si servile por thjesht u futen ne listen e atyre qe duhet
hequr kokat. Per fat te mire ato koka mbeten gjalle dhe sigurisht se kane
pasur arsye qe me se shumti tiu gezohen imazheve te flamurit te ri karshi atij
amerikan.
Rastet ne Gjenova Tirane dhe Prishtine deshmuan se Ballkani do te vazhdoje
edhe per ca kohe te jete i mberthyer ne mite qe perdoren per ndertimin e nje
krenarie te rrejshme e cila nuk prodhon gje tjeter pos fatkeqesi. Ne kete
menyre Ballkani do te vazhdoje te funksionoje si nje strehe e horrave
perderisa nuk krijohet nje fryme e nevojshme qytetarie e cila do te krijonte
nje klime qe ne vend te realitetit historik te pranohet realiteti etnik dhe qe
njerezit ne keto hapesira te jetojne ne koekzistence paqesore.
Rasti i marrezise serbe ne Gjenova te Italise nuk deshmonte me shume se nje
inercion etnopsikologjik te ketij populli i cili ne menyre perverse konverton
humbjet ne fitore. Simpatizantet e kombetares serbe shkuan ne Gjenova per te
festuar humbjen e turpshme qe perjetuan nga kombetarja e Estonise ne mes te
Beogradit. Serbet perdoren kete ngjarje sportive edhe per shfryrje nacionaliste
kunder Europes dhe integrimeve te saj. Keshtu bene edhe ne fillim te viteve
nentedhjete kur kishin perdorur pikerisht ngjarjet sportive per ta ndezur ne
lufte hapesiren e ish Jugosllavise.
Edhe ne u dukem ne pamje te shemtuar teksa dogjem flamurin serb para ambasades
serbe ne Tirane duke deshmuar nje gjest primitiv hakmarrjeje te tipit
ballkanik. Me keq do te dukemi sikur pernjemend te ndodhe ajo qe paralajmerohet
per 28 nentor. Te shpresojme qe flama per flamurin kombetar te mos shkaktoje
kollitje te cilat do ti demtonin mushkerite e flamurit shteteror te Kosoves
por te jete sall nje si fruth qe kalohet ne faze te hershme te femijerise. E
flamuri i ri nuk ka me shume se dy vjet.