Kush ishin aktorët dhe viktima kryesore të ish-Sigurimit?
Hapja e dosjeve, në mënyrën si kërkohet sot, është shërbimi më i vyer ndaj komunizmit. Pse? Sepse, pikësëpari ajo godet ish- të persekutuari politikë, ish -" armiqtë e kllasës", ish-të vuajturit, realisht të vuajtur... Pse!? Ata ishin edhe aktoret edhe viktimat kryesore të dosjeve dhe rekrutimeve... Me ligj dhe me ish- platformën makabre të ish-Byrosë Politike ka qene e ndaluar rekrutimi nga ish-Sigurimi i Shtetit nga radhët e PPSH-se, me përjashtime tepër të rralla.
Mbi 95 për qind e agjenturës dhe të rekrutuarve nga ish-policia e fshehte e ish- diktaturës komuniste ka qene me cene e deri me biografi të përgjakur. Ata ishin objekti dhe subjekti kryesor i syrit dhe veshit të kudondodhur të ish- PPSH-se. Hapja e dosjeve do t’i rikthente ata në objekt e subjekt kryesor të një goditjeje e diskriminimi të ri edhe në ditet e sotme.
Dhe mos harrojmë një fakt dramatik: Shërbimet Sekrete ish- komuniste, qofshin liberale qofshin brutale, kanë pasur një rregull dhe ligj të pashkruar: nese u refuzon shërbimin, domethënë të zhduknin: aksident, infarkt, hemorragji cerebrale... në grope!