Të qëllosh policin, nuk do të thotë të qëllosh një individ
Të qëllosh policin, në çdo shtet demokratik të botës quhet akt terrorist dhe dënohesh me dënimin maksimal. Në të gjitha makinat e policisë në Nju Jork, shkruhet: Njofto për cilindo person që ka qëlluar mbi policin: shpërblimi 10 000 dollarë!
Polici nuk është thjesht shërbëtor i shtetit, është figura, përfaqësuesi me tipik, simboli i shtetit. Ndaj u habita fort kur lexova në shtypin e ditës, për dënimin me më pak se dhjetë vjet burg për një person që akuzohej se kishte qëlluar mbi policët.