E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamuri i Kosoves, harta e shtetit dhe 6 yje

Flamuri i Kosoves se pavarur, qe paraqet kufirin e Kosoves ne ngjyre te verdhe ne nje sfond ngjyre blu te erret, i shoqeruar nga gjashte yje, u prezantua sot ne parlamentin e Prishtines. "Eshte flamuri i ri i shtetit me te ri ne bote", u shpreh i emocionuar kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi, duke paraqitur flamurin e ri perpara deputeteve, qe shperthyen ne duartrokitje. Deri tani, kosovaret perdornin flamurin e Shqiperise me shqiponjen e zeze dykrereshe ne sfond te kuq. Keshtu, ende e administruar nga OKB-ja, Kosova nuk kishte as himn, as flamur shteteror dhe as simbole, nderkohe qe kosovaret parapelqejne flamurin kuq e zi me shqiponjen me dy krere, si ai i Shqiperise. Ky flamur u mbajt ne betejat e luftetareve shqiptare te UCK-se kunder represionit serb. Ai valevitet ne ndertesat qeveritare dhe shtepite e gjithe Kosoves, por shihet si jo i duhur nga fuqite perendimore, qe kerkojne nje flamur neutral, qe nuk do te fyeje serbet e Kosoves. Me shume se 1 500 propozime jane bere per flamurin dhe simbolet e Kosoves, nderkohe qe jane pranuar vetem tre propozime. ''Paragjykimet etnike nuk jane te mira'', thote Fadil Hysaj, shef i komisionit per vleresimin e propozimeve. ''Flamuri duhet te jete i lehte per t'u vizatuar nga nje femije gjashtevjecar dhe duhet te perfaqesoje Kosoven si nje te tere'', shton ai. Mentor Shala dhe Besnik Nuli, te cilet jane ndermjet finalisteve, propozuan nje harte te Kosoves, te bardhe, ne nje fushe blu dhe te rrethuar nga pese yje. Shala thote se ylli me i madh do te perfaqesoje shqiptaret, qe perbejne 90 per qind te popullsise dy milioneshe te Kosoves. ''Flamuri yne duhet te fitoje pasi perfaqeson realitetin ne Kosove dhe gjithe njerezit qe jetojne ne te'', thote Shala. Megjithate nga te gjithe shqiptaret e Kosoves, deklarohet sy ky do jete flamuri shteteror, ndersa shkaba dykrenore ne fushe te kuqe, do jete flamuri i tyre, i gjithe shqiptareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›