Thaci shpall pavaresine e Kosoves
Kosova shpall mevetesine. Nje enderr mbi 100 vjecare, e kerkuar per breza te tere, e vaditur me lumenj gjaku eshte bere realitet dje. Kuvendi i Kosoves, ne nje seance te jashtezakonshme, ne oren 15.50 minuta ka shpallur pavaresine e vendit. Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe, teksa kryeministri i ri i Kosoves, Hashim Thaci, njeriu qe per vite e vite me radhe vuri ne sherbim te ketij akti sublim jeten e tij, maleve te Drenices dhe Sharrit, duke krijuar te parin formacion luftarak efektiv, UCK-ne, i cili do te sillte dhe goditjen e pare ndaj serbeve dhe per pasoje dhe nderhyrjen e NATO-s dhe clirimin, lexoi dje para 109 deputeteve, por dhe i ndjekur nga miliona shqiptare, aktin e madherishem te pavaresise se Kosoves. Kryeministri Thaci pasi ka marre fjalen ne Kuvendin e Kosoves, ne pranine e 109 deputeteve, ku ka deklaruar shpalljen e pavaresise, duke bere te ditur per gjithe boten krijimin e nje shteti te ri, laik te te mevetesuar, Republiken e Kosoves, shtet i cili do te sjelle dhe nje ndryshim ne harten e re te Evropes. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, duke paraqitur deklaraten e pavaresise, tha: "Ne e shpallim Kosoven republike demokratike dhe laike". Dhe ne vijim te kesaj fjale magjike, te pritur per 100 vjet me radhe, kreu i ri i qeverise tha se do te miratohet shume shpejt kushtetuta e Kosoves, qe do te respektoje te drejtat e te gjitheve. "Kjo kushtetute- tha kryeministri,- do te respektoje te gjitha parimet e dokumentit te Ahtisaarit". Me tej ai eshte shprehur se Kosova e pavarur, do te jete e perkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit, duke nenvizuar se shteti me i i ri i saposhpallur do te mireprese pranine nderkombetare civile dhe ushtarake. "Me pavaresine, Kosova i merr persiper pergjegjesite nderkombetare, i garanton kufijte e fqinjeve te saj dhe permbahet nga dhuna si mjet per zgjidhjen e mosmarreveshjeve", thuhet ne vazhdim. Me tej theksohet se Kosova e "deklaron vullnetin e saj per marredhenie te mira me fqinjet e saj". Deklarata e pavaresise thote se Kosova e pavarur gjithashtu e "garanton trashegimine kulturore dhe fetare" ne territorin e saj. Pas kesaj te gjithe deputetet e Kosoves kane firmosur ne aktin e pavaresise, duke perseritur pas gati 100 vitesh ate akt te cilin te paret e tyre bene realitet me 28 nentor 1912 ne Vlore, teksa Shqiperia shpalli mevetesine, por qe mjerisht jashte mbeti gjysma e trojeve, dhe jo per faj te shqiptareve. Tashme endrra u be realitet.