E Diel, 1 Nëntor 2026

Bota, syte nga Kuvendi i Kosoves

Gjithe bota syte i ka pasur nga salla e Kuvendit te Kosoves, ku do te merrte jete dhe shteti me i ri ne Evrope, shteti i dyte i shqiptareve, Kosova. Kuvendi i Kosoves eshte mbledhur dje, vetem pak ore pas nje takimi te kryesise se saj, ne te cilen merrnin pjese dhe Presidenti, Fatmir Sejdiu si dhe kryeministri Hashim Thaci. Ne menyre te detajuar, eshte permbyllur dhe gjithe deklarata e pavaresimit te Kosoves, e cila eshte lene ne dore te kreut te legjislativit, Jakup Krasniqi, qe do te drejtonte dhe seancen plenare, me te rendesishme ne tere historine e ketij shteti te ri. Vetem pas pak oresh, pikerisht ne oren 15.00 ka nisur dhe seanca plenare, e cila ka miratuar rendin e dites, me te cilave ka qene dhe akti i pavaresise dhe miratimin i simboleve te Kosoves. Ne sallen e Kuvendit, vec 109 deputeteve kosovare, kane marre pjese Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaci si dhe drejtuesit e perfaqesive diplomatike te akredituara ne Prishtine, perfshi dhe drejtuesit nderkombetare te UNMIK-ut dhe te KFOR-it. Te cilet kane ndjekur me vemendje tere proceduren dhe bashke me ta, ne lozhen e Kuvendit, kane qene dhe perfaqesues te familjes se Adem Jasharit, te Presidentit te ndjere Ibrahim Rugova dhe familjeve te tjera te martirizuara per lirine dhe pavaresine e Kosoves. Emocionet kane qene te medha, madje aq te medha dhe teper njerezore ne kete te dite te madhe jo vetem per Kosoves, por per tere kombin shqiptar, sa kreu i Kuvendit, Krasniqi i ka dhene fjalen presidentit Sejdiu per te mbajtur deklaraten e pavaresise. Por qe ne moment e ka korrigjuar duke ia dhene pikerisht njeriut qe do te shpallte pavaresine e Kosoves, kryeministrit Hashim Thaci. Nderkohe qe gjate votimit, serish Krasniqi ne kete situate me te vertete emocionuese dhe teper te natyrshme ne kete dite te madhe, eshte luhatur mes votimit me dore dhe atij elektronik, per te arritur ne fund, ku te 109 deputete kane vendosur per pavaresine e Kosoves. Dhe me pas te gjithe kane vene firmen ne kete akt te madherishem. Nderkohe qe drejtuesit kryesore te Kosoves, e kane cilesuar shpalljen e shtetit te ri te Kosoves, si nje hap te rendesishem per stabilitetin e rajonit, aspirues per integrimin ne BE dhe ne strukturat euroatlantike.

Fatmir Sejdiu
"Pavaresia e Kosoves shenon fundin e procesit te gjate te shperberjes se Jugosllavise, dhe tani Kosova do te jete nje shtet demokratik shumetnik e i integruar ne rajon. Sot kujtojme Presidentin Ibrahin Rrugova, udheheqesin e madh dhe themeltarin e shtetit tone, i cili e nxori Kosoven nga kaosi ne rend demokratik. Sot kujtojme Adem Jasharin dhe UCK, qe cuan tutje vullnetin e popullit te Kosoves per te qene te lire, dhe po ashtu kujtojme edhe fqinjet, te cilet na kane ardhur ne ndihme viteve te represionit dhe luftes".

Jakup Krasniqi
"Kosova po e hap sot nje faqe te re te historise dhe po e nderron harten politike te Evropes. Duke lene pas kujtimet e hidhura te urrejtjes e te konflikteve tragjike, ne po hyjme ne epoken e pavaresise, te paqes dhe te perparimit te vendit tone. Paqe dhe liri te vertete mund te kete vetem midis te barabarteve. Kosova e pavarur do te jete atdheu i qytetareve te barabarte e te lumtur, duke u ngritur mbi themelet e vlerave me te mira te tradites se saj dhe sipas parimeve te demokracise moderne"

Hashim Thaci
"Ne e shpallim Kosoven republike demokratike dhe laike. do te miratohet shume shpejt kushtetuta e Kosoves, qe do te respektoje te drejtat e te gjitheve. Kjo kushtetute do te respektoje te gjitha parimet e dokumentit te Ahtisaarit. Kosova e pavarur do te jete e perkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit. Kosova mirepret pranine nderkombetare civile dhe ushtarake. Me pavaresine, Kosova i merr persiper pergjegjesite nderkombetare, i garanton kufijte e fqinjeve te saj".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›