E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush janë deputetët me biznese nga PD e PS dhe si u futën në lista

Titulli: Zgjedhjet mbaruan; cilët janë deputetët e parlamentit të ri?

Klasifikuar nga: Ambasadori Xhon Uidhers

Përmbledhje: Më 1 gusht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit.  Partia Demokratike (PD) ka 70 deputetë, Partia Socialiste (PS) 66, dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) katër. PD-ja dhe LSI do të formojnë një qeverisje në koalicion. Tani që zgjedhjet mbaruan zyrtarisht (më në fund), ambasada ka vëzhguar nga afër deputetët e rinj. Ky parlament përbëhet nga një grup biznesmenësh të ndryshëm, farefis dhe miq pushtetarësh, operatorë të vjetër politikë dhe shumë pak fytyra të reja, që do të paraqesin vështirësi për agjendën legjislative të kryeministrit Berisha.

Tani që procesi zgjedhor më në fund përfundoi, pas një muaji të tërë akuzash e kundërakuzash, muaj gjatë të cilit Partia Socialiste i deklaroi se zgjedhjet janë të “paligjshme”, ambasada e SHBA ka vëzhguar nga pranë deputetët e rinj, për të parë se cilët janë ata që janë zgjedhur për të bërë ligjet e Shqipërisë. Numerikisht parlamenti do të ketë 70 deputetë të PD, 66 PS, dhe katër LSI. 23 deputete do të jenë femra, nga tetë që ishin në mandatin e shkuar. 81 deputetë janë të rinj, 59 janë rizgjedhur. Zgjedhjet e 28 qershorit u zhvilluan nën një kod të ri, i cili bëri që qytetarët të votojnë për partitë, jo direkt për kandidatët, e kjo ka sjellë një dinamikë më të qetë, sidomos në ditën e zgjedhjeve. Të dy liderët, Sali Berisha dhe kreu i PS, Edi Rama kanë përzgjedhur me kujdes çdo emër që është përfshirë në në listat e kandidatëve për deputetë. Po të analizosh emrat e deputetëve, bien në sy katër grupe: operatorët politikë, biznesmenët, fytyrat e reja, dhe të afërmit apo miqtë e pushtetarëve.

OPERATORËT

Operatorët janë veteranët politikë, personat që kanë qenë në këtë lojë prej shumë kohe. Në PD do të mund të përmendim emra si Jozefina Topalli, apo deputetë që kanë qëndruar me besnikëri pranë Berishës edhe gjatë momenteve shumë të vështira, si Gërdeci, rruga Durrës-Kukës dhe probleme të tjera të rënda. Ndërsa në PS kategoria e operatorëve mund të ndahet në nënkategori, në atë të biznesmenëve të mëdhenj të ndërtimit dhe në atë të politikanëve më të vjetër, që kanë biznese më të vogla. Grupi i parë, ai i manjatëe të ndërtimit ka ndikim të madh në PS, në të përfshihen emra si Arta Dade dhe Ermelinda Meksi. Në grupin e dytë gjenden njerëz si Pandeli Majko, Arben Malaj, Ben Blushi, dhe Kastriot Islami, të cilët arrijnë të mbajnë staturën e tyre politike, ndërkohë që menaxhojnë dhe biznese private më pak të rëndësishme. Këta të fundit kanë qenë më kritikë ndaj Ramës pas zgjedhjeve, ndoshta për shkak se bizneset e tyre nuk janë aq të varura nga Rama, siç ndodh me të tjerët.
BIZNESMENËT

Kjo kategori paraqet larminë më të madhe në përbërjen e saj. Biznesmenët e PS identifikohen më thjesht, dhe mund ti ndajmë në dy grupe: ndërtuesit dhe “bizneset e tjera”. Klubi i ndërtuesve vijon të rritet, dhe përfshin jo vetëm disa nga “Operatorët” e grupit të mësipërm, por edhe emra të rinj që Rama i mbështeti me të ardhur në PS. Një shembull i mirë është Kryetarja e Grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj. Disa pjesëtarë të tjerë të këtij grupi janë në kampin Rama vetëm për para, dhe mund të jenë më se të gatshëm për të kaluar në anën tjetër, nëse kanë përfitimet e tyre. Për shembull, një deputet PS në Durrës tashmë ka bërë publik synimin e tij për t’u bashkuar me koalicionin PD-së. Tek biznesmenët e tjerë në PS do të mund të futnim një grup deputetësh si Fidel Ylli, një ish-bodyguard që u pasurua prej biznesit të kazinove, dhe që nuk ka ndonjë lidhje ideologjike me PS. Lefter Koka i LSI, është gjithashtu një shembull i biznesmenit që bëhet deputet. Së fundi, disa deputetë të tjerë janë thjesht banditë. Këta deputetë e kanë vënë pasurinë e tyre përmes përdorimit të lloj-lloj mënyrash, dhe kanë tendencë për të ndërruar forcën politike nëse ua kërkon interesi i biznesit. Ata shpesh janë shumë të pasur, kanë arsim minimal, dhe dinë të jenë edhe të dhunshëm. Shembull klasik është Tom Doshi, një deputet që zotëron një pasuri të vlerësuar në 10 milionë euro. Ai zotëron biznese të ndërtimit, farmaceutike, dhe industri ushqimore. Ndërkohë është i dyshuar edhe për veprimtari të paligjshme.

FYTYRAT E REJA

Fytyrat e reja janë një grup interesant. Disa prej tyre në fakt janë bërë deputetë thjesht për të arritur kuotën 30 për qind të grave në lista, siç kërkohet nga Kodi Zgjedhor, ndërsa pjesa tjetër përdoret vetëm për imazhin e tyre të ri. Shumë prej tyre janë profesionistë, por në raste të tjera janë dhe fillestare. Për PS, emrat do të ishin Vasilika Hysi, ish-kreu i Helsinkit shqiptar, apo Eglantina Gjermenji e Aleancës për Zhvillimin Gjinor apo si aktorja Luiza Xhuvani. Por ka edhe nga ata që nuk kanë ndonjë eksperiencë për tu shënuar Saimir Tahiri i Partisë për Drejtësi dhe Integrim (PDI) (këtu ambasadori Uidhers duhet të jetë gabuar, duke ngatërruar Saimir Tahirin e PS me Dashamir Tahirin e PDI). Nga PD, Gazmend Oketa përfaqëson të rinjtë. Fytyrat e reja të të dyja palëve kanë shumë gjëra të përbashkëta: ata priren të kenë studiuar jashtë vendit dhe flasin disa gjuhë të huaja.

MIQTË DHE FAREFISI

Së fundi, ka shumë deputetë që janë vënë në lista thjesht për shkak të besnikërisë partiake apo personale ndaj kryetarit, apo pse kanë lidhje fisnore. Për shembull, disa janë farefis i personave të rëndësishëm në partitë respektive, , të tjerë janë shokë të djalit a vajzës së Berishës, apo miq të Edi Ramës. Disa të tjerë janë futur në listat e PS pasi janë zënë me kryeministrin që i ka larguar nga PD.

KOMENT

Për të dyja palët, deputetët, edhe pse janë zgjedhur nga populli, janë emëruar ekskluzivisht nga lideri i partisë, pra nga Rama, Berisha, apo Meta. Kjo bën që këta kryetarë të kenë një kontroll të jashtëzakonshëm mbi këdo që bëhet deputet. Nëse kjo gjë rezulton pozitive apo jo, këtë do ta mësojmë vetëm pasi parlamenti të fillojë punën, në shtator. Fakti që 81 deputetë e kanë marrë mandatin për herë të parë vlen të vihet re, edhe pse as për ta nuk dihet se si do ta ndikojnë parlamentin. Qartësisht, shumë nga deputetët janë zgjedhur vetëm për besnikërinë ndaj bosëve të partisë, kështu që perspektiva politike pritet të jetë mjaft e ulët. Megjithatë, për shkak të koalicionit relativisht të dobët midis PD dhe LSI, gjithnjë do të ketë nevojë për bashkëpunim mes deputetëve të pozitës, që duhet të jenë shumë kompaktë për të marrë vendime të rëndësishme. Ky koalicion gjithashtu shënon për herë të parë në historinë e Shqipërisë që një forcë e “majtë” (LSI) të bashkëpunojë me një të “djathtë” (PD).

* * *

Si u duken deputetët amerikanëve?

Opinion nga Arbër Zaimi

Si duken deputetët shqiptarë në vizionin e ambasadorit të shtetit më të rëndësishëm në botë? Jo shumë ndryshe nga ajo çka dinë të gjithë. Me një thjeshtësi skematike Uidhers i ndan deputetët në katër grupe: veteranët e politikës (operatorët) që mbijetojnë përmes bizneseve private të pavarura; biznesmenët e mëdhenj,

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›