SHBA: Topalli pret me gëzim çfarë mund ti ndodhë Bashës
Një prej kabllogrameve të ambasadës amerikane në Tiranë flet dhe për marrëdhëniet brenda PD-së, sidomos ato të Lulzim Bashës me kolegët e tij.
Bëhet fjalë për kohën kur Basha akuzohej për abuzimet në rrugën Durrës-Kukës, kohë në të cilën ai ishte ministër i Transporteve.
Telashet e zotit Basha janë komplikuar së tepërmi nga pozicioni në të cilin ndodhet në Partinë Demokratike, me një rivale siç është kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila është duke pritur me gëzim se çfarë mund ti ndodhë atij, thuhet në një kabollogram të ambasadës amerikane.
Kabllogrami tregon edhe për një telefonatë të zotit Basha në nëntor me zëvëndës ambasadoren, ku me një ton gati histerik, përcolli shqetësimin se rivalët brënda PD-së i kanë dërguar medias të dhëna për lidhjet e tij familjare më biznesmenin boshnjak, Damir Fazlliç.