Kush ka gisht tek 21 Janari

Kur ku dhe kush e planifikoi dhe e realizoi masakren e 21 janarit
Av. Idajet Beqiri
21 janari 2011 me 4 viktima te vrara nga shteti u be kryetema e diskutimeve debateve analizave dhe opinioneve jo vetem per politiken shqiptare por per nje komb te tere. Madje kjo ngjarje eshte bere teme debatesh edhe per nje bote te tere sepse percjellja qe i kane bere masmediat boterore kesaj ngjarje ka ngjallur reagime gjithfareshe.
Per fatin e keq politika pergjithesisht por edhe analistet e perhershem te abonuar ne masmediat elektronike e marrin te shkeputur kete ngjarje nga historia njezete vjecare e sundimit ne Shqiperi te klases aktuale politike. 21 janari 2011 nuk erdhi si rrufeja ne qiell te kalter. Kjo ngjarje nuk u pergatit nje dite me pare sikurse e reklamon me spote televizive qeveria me gjithe se leket e reklames i paguajme ne taksapaguesit shqiptare. Nuk erdhi as pas 28 qershorit 2009 kur opozita humbi zgjedhjet parlamentare dhe per te ardhur ne pushtet jo me vota por me dhune sikurse justifikohet mazhoranca qeverisese pergatiti 21 janarin e dhunshem
21 janari erdhi si rrjedhoje e kapjes prej kohesh te politikes ne kete vend. Kjo kapje e ka zanafillen e saj historik qysh ne dimrin e vitit 1990. Domosdoshmeria per ndryshim ne kete vit nuk ishte thjeshte dhe vetem rrjedhoje e faktorit te brendshem shqiptar. Madje klasa politike shqiptare e atehershme ashtu sikurse edhe mendimi dhe veprimi intelektual per arsye qe tashme dihen dhe jane analizuar jo vetem qe nuk pane me largpamesi nuk treguan pergjegjshmeri per fatet dhe ardhmerine e popullit dhe te kombit te tyre por perkundrazi e futen procesin historik ne rrethin vicioz te nderrimit te sistemit me njerezit me besnik te sistemit. Thene me troc sistemit komunist qe sundonte ne Shqiperi deri ne vitin 1990 fytyra e te cilit mund te portretizohej me se miri me sektarizmin zellshmerine dhe egersine e dr. Sali Berishes si sekretar partie dhe njeri i afert i Bllokut u konceptua te ndryshohej ne sistem demokratik duke vendosur ne krye te tij Sali Berishen Kjo formule qe do te bente permbysjen e sistemit passolli mbushjen e te gjitha zgavrave te politikes se atehershme me politikane te oborrit komunist bije te tyre ose per me keq sahanlepires te tyre.
Nese intelektuale te mirefillte opozitare te guximshem me kapacitete te larta mendore dhe me pergjegjshmeri kombetare vershuan ne dhjetor 1990 e me pas per tiu bashkangjitur klases politike e cila u emerua per te realizuar ndryshimin e kahjes me qellimin e mire te permiresimit te saj edhe permes turbullimit te ujerave te ndenjura brenda saj keto figura jo vetem qe moren si shperblim perplasjen ne fytyre te dyerve te hekurta celesat e te cilave i kishin te emeruarit nga komunistet per te bere antikomunistin por edhe ata qe hyne u menjanuan shume shpejt duke u lene ne dore vetem celesat e kashtes
Kjo fatkeqesi passolli ideimin dhe realizimin e nje sere veprimesh tragjike te cilat ne thelbin e tyre e shperfytyruan shqiptarin e bene ate armik te vetvetes e bene veteshkaterrues dhe vetevrases. Ndryshimi i menjehershem i karakterit nga nje njeri qe skuqej kur bente nje turp ne nje njeri qe as nuk skuqet dhe as nuk zverdhet kur e bene haptazi e ne mes te dites pamoralesine dhe krimin coi ne ate qe komunistet fanatik e vrastar me luften e tyre te klases duke bere antikomunistin e eger per tu bere te besueshem ne emer te demokracise vrane dogjen shkaterruan dhe shperfytyruan deri ne piken qe nuk tregohet moralin shqiptar dhe te kombit te tyre te mire dhe me te vjeter te Evropes.
Politika 20 vjecare e pas viteve 1990 e mbushur me komuniste antikomuniste si dhe me njerez pa karakter te cilet me gjithe se kishin vuajtur prej kesaj fare pranuan te viheshin perseri nen zgjedhen e tyre e madje ti konsiderojne ata demokrate te medhenj beri qe te mos kemi qofte dhe progresin me te vogel ne permiresimin cilesor te klases politike. Plote 20 vjet ky vend nuk nxori qofte edhe nje burri te vertete shteti i cili te vihej ne krye te popullit dhe interesave te tij e te sillej dhe te vepronte si njeri i popullit. Pse nuk ndodhi dhe nuk po ndodh kjo gje Sepse nje popull dhe nje komb i tere mbahet peng i karaktereve te dobeta te krereve te politikes shqiptare.
Kjo tragjedi e uzurpimit te politikes prej njerezve pa karakter te shendosh ne vitin e ktheses qe morem e cila per hir te se vertetes na ndodhi vetem ne shqiptareve sepse nuk ka ndodhur ne asnje vend tjeter te lindjes qe kaluan nga sistemi monist ne sistemin demokratik na ka futur ne rrethin vicioz te perjetimit te krizave te renda politike morale ekonomike dhe kombetare per plote 20 vjet.
Klasa politike shqiptare qe u caktua per te bere ndryshimet e sistemit ne vitin 1990 duke mos bere as me te voglin ndryshim ne thelbin e saj gjenetik psikologjik moral dhe qytetar e ka deformuar rende demokracine dhe po e mban peng per nje kohe te gjate vendin.
Ne Shqiperi eshte vrare qysh ne lindje sistemi demokratik zgjedhor. Asnjehere gjate ketyre 20 vjeteve ne kete vend nuk jane bere zgjedhje te lira dhe demokratike. Vullneti i popullit eshte deformuar dhe vota e tyre ne vazhdimesi eshte vjedhur. Humbja e besimit ne sistemin zgjedhor ka sjelle humbjen e besimit ne te gjitha fushat e tjera jetesore te vendit. Kjo eshte arsyeja qe mbi 50 per qind e shqiptareve bojkotojne ne vazhdimesi zgjedhjet politike e vendore.
Vrasja e zgjedhjeve te lira ka cuar ne nje numer vrasjesh te tjera. Duke mos patur aspak frike nga vullneti i popullit ne zgjedhje sepse qeveria kete vullnet e vjedh dhe e shperdoron sa here te doje qeverisja e vendit eshte bere arbitrare arrogante e deri ne vrastare ndaj popullit qe ngre koken dhe revoltohet prej korrupsionit gangsterizmit padrejtesise varferise papunesise dhe pasigurise per jeten qe ka mberthyer Shqiperine.
Duke vrare zgjedhjet e lira gje e cila eshte bere edhe me bekimin e faktorit nderkombetar te cilet kane patur dhe kane pafytyresine per te pranuar dy standarde ne zgjedhje ate te vendeve te tyre qe eshte e kunderta e maskarades ne vendin tone ne kete vend behet vrasja e 2 prillit 1991 ne Shkoder dhe vrasesit e vertete i kemi ne krye te shtetit.
U dogj dhe u shkrumbua 3 here me radhe Shqiperia ne vitin 1991-1992 duke u pakesuar pasuria kombetare shqiptare me miliarda dollare nga demet e pesuara dhe zjarrvenesit moren dekoraten Nderi i Kombit.
U vodhen miliarda leke kursime te shqiptareve ne vitet 1994-1997 me anen e firmave piramidale te cilat i bekoi pushteti qendror i atehershem i cili kishte vjedhur prej tyre pjesen e Luanit dhe kur shqiptaret u rebeluan ndaj kesaj lukunie varferuese moren si shperblim renien e shtetit ridjegjen e vendit pragluften civile qe solli 10 mije te vrare per faj te shtetit shperfytyrimin tragjik te kombit shqiptar ne sy te botes.
Kryengritja e armatosur qe beri kreu i PD-se Berisha ne 14 shtator 1998 me nje shkak qe kishte filluar nje vit e ca me pare e qe u finalizua me vrasjen makaber te Azem Hajdarit me gjithe se solli nje dem te pallogaritshem per integrimin e vendit dhe per reformat demokratike ne vend qe te sillte pergjegjesi te rende morale e ligjore per organizatoret dhe pengmarresit e vendit beri te kunderten ricikloi ne krye te politikes kasten e vjeter qe i vinte flaken vendit dhe vriste sa here te donte endrrat punen sakrificat dhe te ardhmen evropiane te shqiptareve.
Ate qe pame ne 21 janar 2011 e kishim pare edhe ne vitin 2004 por koka e derrit mac kishte nderruar pozicionin e qendrimit.
Ne 28 qershor 2009 shqiptaret perjetuan te njejtin gje qe kishin perjetuar ne zgjedhjet e 22 marsit 1992 ne zgjedhjet e pjesshme lokale ne Libofshe Greshice ne zgjedhjet e majit 1996 ne zgjedhjet e vitit 2001 te vitit 2005 Vajten ne zgjedhje afro 50 per qind e zgjedhesve dhe vota e tyre u shperfytyrua sic eshte i shperfytyruar pushteti.
Pra 21 janari 2011 e ka zanafillen e tij qysh ne dhjetorin e vitit 1990 kur politika shqiptare u uzurpua prej antinjerezve prej atyre qe nuk dine ceshte urtesia qetesia mencuria humanizmi pergjegjshmeria ndaj popullit dhe vendit.
21 janari eshte rrjedhoje e nje makuterie te pashembullt pushtetore kunder pasurise kombetare ne pergjithesi por edhe pasurise se cdo qytetari ne vecanti te cilet varferohen per dite sepse pasuria e tyre vidhet per dite prej ketyre qe vjedhin voten e lire per te ardhur ne qeverisje dhe keshtu vjedhin Shqiperine edhe me ndihmen e shkopinjve te gomes me burgjet e deri me masakrat e tipit si ajo qe pame ne 21 janar 2011.
21 janari nuk ishte rrufe ne qiell te hapur Para tij kreu i qeverise tregonte barsoleta ne qeveri e qeshte me sarkazem duke e fshehur krizen qeverisese me perralla ekonomia shqiptare eshte Miss Bota ne nje kohe qe shqiptaret varferohen per dite dhe prej kesaj varferie po hane njeri-tjetrin po bejne vrasje dhe vetevrasje makaber brenda familjes te pa degjuara dhe te pakonceptuara historikisht ne kombin tone po mbushin burgjet dingas duke zene vendin e pare ne bote per nga numri i te burgosurve per numer popullsie.
Ne vend qe qeveria te shfryjme kamerdaren qe po pelcet nga pakenaqesia e madhe popullore nga ajo pakenaqesi qe shqiptari vret per pese leke te pista qe nxjerre motren gruan e madje nenen neper semafore te kuqe duke i bere prostituta per te fituar buken e gojes qe i futet rrezikut qe i rendon me vite e vite burg mbi shpine duke mbjelle shitur dhe trafikuar droge bene te kunderten. Mendon dhe vepron per tu pasuruar edhe permes ketyre fatkeqesive qe u ngjajne per dite shqiptareve. Kerkojne investime dhe grande nga nderkombetaret per te ndertuar burgje ne cdo qytet te Shqiperise per te mbajtur te izoluar qytetaret e ketij vendi te cilat ne shumicen derrmuese te rasteve jane futur ne rrugen e krimit prej varferise se tejskajshme dhe keshtu pushtetaret perfitojne milionat e dollareve nga tenderet
21 janari ishte apel i forte per clirimin e votes se lire. Ishte reagim i ligjshem per despotizmin dhe reagimet e dhunshme te qeverise dhe klases politike ne pergjithesi kunder popullit Zot te vendit te vet dhe te fateve te tij. Demonstrata ishte nje mesim qe i jepet pushtetit ekzekutiv i cili nuk e ka te drejten dhe nuk e ka tagrin e popullit per te degjeneruar e vrare me gjuhen e rruges te gjitha institucionet legjitime te shtetit si Presidentin e republikes Prokurorin e Pergjithshem Sherbimin Informativ Shteteror Institucionin e Opozites se vendit kete pasuri te vyer te sistemit demokratik. Kjo demonstrate qe degjeneroi ne dhune ne saj te nje provokimi me dashje per te mbajtur me cdo cmim karrigen e qeverisjes edhe kur i qeverisuri ka vite e vite qe nuk ia sheh dot me syte kesaj klase politike ishte reagim popullor per maskaradat televizive gjuhen vulgare dhe amorale e deri reagimet cmendurore te kreut te qeverise shqiptare dhe te te ashtuquajturve perfaqesues te zgjedhur nga populli ne vendin e shenjte te shtetit sikurse eshte Kuvendi i Shqiperise.
E mund te rendisnim plote e plote fakte dhe argumente te tjera se perse populli derdhet rrugeve apo gjen rruge te tjera te gabuara per te patur ne vend kete nivel kaq te larte kriminaliteti dhe perversiteti moral e kombetar.
Si mbyllje klasa politike ne pergjithesi por ajo qe eshte ne qeverisje posacerisht ne vend qe te bejne rolin e strucit qe me qe e mban koken te futur ne rere mendon se bythen nuk ia sheh askush ne vend qe te zgerdhihen nga zori kur duhet te qajne dhe te ulerijne per fatkeqesite e renda qe i shkaktojne ne vazhdimesi qytetareve te vet vendit te vet deri me vrasje tragjike shteterore qe riperseriten ne menyre ciklike per 20 vjet me radhe ne vend qe te bejne rolin e llapaqenerise se perdale kunder njeri-tjetrit te kurohen pike se pari per tu qetesuar shpirterisht dhe menderisht e pastaj te qetesojne dhe te urtesojne gjithe politiken shqiptare.
Nuk eshte turp te ikesh ne kohen e duhur. Perkundrazi eshte vlere eshte burreri eshte mencuri eshte gjithashtu pergjegjshmeri ndaj familjes tende e mbi te gjitha ndaj popullit tend te largohesh dhe ti hapesh rruge nje zgjidhje te re politike.
Po cila duhet te jete kjo zgjidhje dhe perse opozita kryesisht por edhe mazhoranca gjithashtu nuk e propozojne dhe hedhin per diskutim formulen qe zgjidh krizen ne menyre afatgjate
Kuvendi i dal nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009 eshte i brishte sepse palet jane ndare barabarte pavaresisht kontestimeve te renda te paleve. Te qeverisi e djathta me votat e se majtes per shkak se nje lider i majte bene hesape kunderproduktive per popullin e vet dhe teper joshese per xhepin e tij dhe te stafit qe e rrethon per nje popull serioz dhe per nje shtet ligjor eshte e papranueshme. Ndaj te mos kemi frike por te qetesojme situaten dhe tu drejtohemi kutive te votimit per zgjedhje te parakohshme. Situaten e qetesojne politikanet e pergjegjshem te ditur dhe te urte te ndershem dhe idealiste dashamires te popullit vendit dhe kombit te tyre. Keta gjenden ne te gjitha forcat politike ne pozite dhe ne opozite.
Vec te mira do ti vine popullit dhe vendit nga krijimi i nje qeverie te re me baze te gjere me anetare qeverie nga te dyja forcat kryesore politike qeveri e cila do te kishte si prioritete te saj qetesimin e situates rikthimin e besimit ne popull se fatkeqesite e deritashme e kane nje fund dhe e kane nje zgjidhje per mire si dhe ta conte vendin ne zgjedhje te reja parlamentare. Vonesat ne nje zgjidhje te tille politike do i paguante edhe me shtrenjte populli e nga ana tjeter do te behej shume vone neser per cilindo qe do tentonte te kerkonte ndjese per vonesen e sotme.
Derguar nga autori pikepamjet jane qendrime personale
Lidhjeidajet beqiri