E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per arsye shteterore apo personale

Atmosfera politike ne Shqiperi qe pas zgjedhjeve te pergjithshme ne qershor 2009 eshte e mbushur me akuza dhe kunderakuza te ndersjella midis pozites dhe opozites. Njera pale akuzon tjetren per korrupsion apo se po e con vendin ne buze te humneres politike dhe ekonomike.

Por cilet duhet te besojne shqiptaret dhe cfare etaloni te perdorin per te percaktuar se kush mendon apo punon me shume apo me pak per interesat e tyre

Shume politikane jane ngjitur ne pozicione drejtuese te nje shteti por jo shume prej tyre kane lene gjurme ne historine boterore apo kombetare qe do ti benin ato te paharrueshem.

Deshiroj te marr shembull nje rast te larget por qe mbetet nje shembull padyshim per tu studiuar nga te gjithe Kardinalin De Rishelje politikan francez qe u be i paharrueshem per cfare i la trashegim popullit te tij dhe politikes boterore. Ai si kryeminister i Frances nga v. 1624 ndash 1642 eshte i njohur per zbatimin e parimit raison detat arsye shteterore cfare do te thote qe mbarevajtja e shtetit eshte dhe duhet te jete mbi interesat ndjesite apo bindjet vetjake ku interesat kombetare zevendesuan nocionin mesjetar te moralit universal. Ne nje epoke ende te dominuar nga zelli fetar dhe fanatizmi ideologjik pak kush e priste qe nje kardinal i Kishes Katolike te bente marreveshje me protestantet per te mire te Frances si edhe te financonte ushtrite e mbreterve protestante per te luftuar kunder Perandorit te Shenjte Romak katolik cka beri qe ne fund te luftes 30-vjecare Franca te triumfonte dhe te dominonte arenen evropiane per 200 vjetet e ardhshem.

Megjithese jane ngjarje te ndodhura rreth 4 shekuj me pare jane te pakte ata politikane shqiptare sot qe ngrihen mbi interesat personale me qellim mbrojtjen e interesave kombetare ashtu si Kardinali De Rishelje. Nje veshtrim i kujdesshem i ngjarjeve politike me te rendesishme te 20 viteve te fundit ne vend atehere kur eshte nevojitur kompromisi midis paleve dhe ngritja mbi interesat personale per arsye shteterore ka percaktuar dy lloj politikanesh burra shteti qe mendojne per kombin dhe burracake qe mendojne per veten.

Por ne Shqiperi cfare ka ndodhur ne keto 20 vjet e perballe ciles situate ndodhemi

Shqiptaret kane degjuar mbi marreveshjen Berisha ndash Nano te v. 1991 me ndermjetesine e komunitetit te Saint Egidios kane pare marreveshjen pozite ndash opozite ne v. 1997 me qellim kapercimin e momenteve te veshtira qe po kalonte vendi pas renies se piramidave financiare dhe perdorimit politik nga opozita e atehershme. Nje nga marreveshjet me te rendesishme eshte Berisha - Nano ne v. 2001 me qellim kapercimin e ngercit politik qe ishte krijuar pas zgjedhjeve te manipuluara te Qershorit 2001 duke i lene opozites te drejten per te zgjedhur Presidentin bazuar ne deklaraten e Parlamentit Evropian per zgjedhjet e vitit 2001 ku thuhej se parlamenti aktual nuk perfaqeson vullnetin e popullit. Kjo marreveshje u be ne nje moment kyc kur Shqiperia po behej gati per hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Por ne dallim nga keto marreveshje ku te dy palet kane leshuar nga pozicionet e tyre duke u ngritur mbi interesat personale me perparesi interesat kombetare marreveshjet e bera nga v. 2005 e ketej tregojne per nje fenomen te ri por edhe demtues per interesat e vendit.

Keshtu pas zhurmes se bere nga z. Rama si kryetar i opozites se nuk futemi ne zgjedhjet lokale pa pasur siguri per dokumentet e identifikimit dhe kercenimit per bojkot te tyre marreveshja e fund vitit 2006 per pjesemarrjen ne zgjedhjet lokale u be e mundur vetem kur z. Rama u ndje i sigurte 100 se do te fitonte perseri bashkine e Tiranes dhe do te milte per 4 vjet te tjera te mirat e te qenit Qytetar i Pare i Kryeqytetit.

Por pse ju la bashkia e Tiranes z. Rama Pergjigja eshte e qarte. Z. Rama nuk do te hynte ne zgjedhje raportet vleresuese per Shqiperine do te ishin plot me vleresime negative dhe Shqiperia do te humbiste shansin per liberalizimin e vizave dhe te merrte statusin e vendit kandidat per anetar te BE pra humbiste perspektiven evropiane.

Gjithashtu edhe marreveshja PD-PS per kodin e ri zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese u arrit sepse z. Rama i pergatiti vete draftet e te dy marreveshjeve me qellim pergatitjen e terrenit per qeverisje pa probleme pas fitores se zgjedhjeve te pergjithshme eliminimin e partive te vogla te majta si edhe konsolidimin e pushtetit ne duart e tij ne rast fitoreje.

Si shikohet nga analiza e mesiperme Edi Rama eshte nisur nga parimi i interesave personale jo vetem ne marreveshjet nderpartiake por edhe ne cdo aksion politik. Parimi ose me jep cfare dua ose do te prish pune me cdo kusht qe ne fund shqiptaret te fajesojne Berishen per mos heqjen e vizave me hapesiren Shengen dhe mos marrjen e statusit te vendit kandidat me komunitetin evropian e ka udhehequr ne cdo veprim te periudhes shtator 2009 ndash kohet e sotme.

Ai nuk njeh zgjedhjet parlamentareqe sipas OSBE/ODIHR ishin zgjedhjet me te ndershme te kryera gjate 20 vjeteve demokraci ne Shqiperi duke percjelle mesazhin qe per sa kohe nuk respektohen themelet e demokracise qe jane zgjedhjet e lira dhe demokratike shqiptaret nuk e meritojne te levizin pa viza. Gjithashtu ne momentet me decizive te marredhenieve te Shqiperise me komunitetin evropian gjate ketij viti kur pergatitej raporti teknik per heqjen e vizave Rama organizoi greven e urise protesta dhe demonstrata bllokime rrugesh anembane vendit per ti treguar Evropes se shqiptaret nuk e meritojne te behen pjese e komunitetit evropian.

Momenti me i fresket dhe me i rende i kesaj strategjie eshte moslejimi i deputeteve te tij qe te votojne ligjin per Gjykaten Administrative dhe vendosja e kushteve ndaj partnereve strategjike amerikane duke arsyetuar me antiarsyen se amerikanet jane kunder amerikaneve

Sa me shume afrohen zgjedhjet lokale aq me agresive behen reagimet dhe aksionet politike te Rames me qellimin e vetem qe si gjithe historia e karrieres politike te tij nga viti 1998 kur nga nje emigrant i zakonshem ne France i dhuruan pozicionin e ministrit te Kultures edhe kesaj radhe ti dhurohet perseri ne tavoline pozicioni i kryetarit te bashkise se kryeqytetit.

Pas 15 dhjetorit 2010 kur shqiptaret filluan te levizin lirshem pa viza ne hapesiren Shengen gjithkush qe kaloi pushimet jashte apo u cmall me te afermit e pa se kush po punon per interesat e tyre dhe shteterore.

Por pas 21 janarit dites se zeze te muajit te pare te vitit te gjithe po e shikojne me syte e tyre se kush punon per interesat personale. Eumlshte gati qe ti vere zjarrin Shqiperise me qellimin e vetem qe te marre perseri bashkine. Po te degjojme deklaratat e fundit te kryetarit te opozites nuk flet per zgjedhjet lokale sepse sipas tij nuk do te zhvillohen paradoks i mendjes se njeriut kur mendon se pervec se eshte personi qe vendos kur do te kete demonstrata te dhunshme dhe kur paqesore por i duket vetja edhe kryetar KQZ-je dhe pronar i zgjedhjeve te qytetareve shqiptare por flet per demonstrata paqesore dhe uljen ne bisedime per kompromis. Por cfare nenkupton Rama me keto deklarime publike As me shume dhe as me pak ai do perseri ne tavoline Bashkine e Tiranes. Por cfare i nevojitet bashkia kur ai eshte kryetar i opozites Thjesht per interesa personale jo se eshte i djegur qe tu sherbeje qytetareve te Tiranes.

Imagjinoni cfare ndodh nese ne 9 maj Rama nuk do te jete me kryetar i bashkise Do te humbase monopolin e lejeve te ndertimit si rrjedhim do te humbase mbeshtetjen e boseve te ndertimit te cilet vete te paret do ta flakin nga posti i kryetarit te partise si nje limon te shtrydhur qe nuk ka pike leng. Ky moment nuk do te jete fundi por fillimi i nje fundi te tmerrshem per Ramen sepse pa nje mburoje politike atehere do te jete i zbuluar edhe para drejtesise nuk do te kete me ne dore prokurore qe flene mbi dosjet e tij te dorezuara qe nga z. Nano komisioni hetimor parlamentar i kryesuar nga z. Olldashi dhe me vone. E shikoni qe fillon nje kalvar i pafund vuajtjesh per z. Rama Prandaj Rama po perdor ne menyren me te keqe te mundshme Partine Socialiste duke e transformuar ate nga nje parti e aksionit politik ne nje parti njesish ekstremistesh si dhe duke rikthyer ne memorien e shqiptareve aksionin revolucionar dhe terrorist te Partise se Punes te themeluar nga Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha ku shqiptaret e vertete dhe nacionaliste nuk u perfillen kurre.

Qe ketu nis analiza se pse e dogji Tiranen ne 21 janar dhe tentoi te merrte qeverine me dhune pse institucionet shteterore qe e kane per detyre te veprojne per arsye shteterore heshten dhe u bene pjese e fatit te Rames. Qe ketu nis analiza pse shqiptaret qe levizen te lire ne Evrope pas 70 vjetesh qe kur ne fuqi ishte Mbreti Zog sot rrezikojne qe te rikthehen vizat perseri dhe te humbasin trenin e ketij viti per tu bashkuar me vendet evropiane pra mund tu ndodhe qe te humbasin edhe keto qe kane arritur.

Te gjitha ndodhin per arsye personale te Edi Rames.

Por kush do ta kuptoje i pari se po perdoret per egon e nje personi qytetaret e Tiranes apo anetaret e Partise Socialiste Mendoj dhe jam i bindur se qytetaret e Tiranes si gjithnje do te jene ne krye te ndryshimeve per mbare ne kete vend duke i thene Jo nepermjet votes perdorimit si nje mjet per realizimin e interesave personale te dikujt pastaj nis nje reaksion zinxhir qe do te ndricoje edhe mendjet e shume anetareve te Partise Socialiste dhe qytetareve te tjere.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›