Varferim total

Agim Fjolla
Agim Fjolla
Varferine e dallojme kudo. Nuk na duhen keshilla lupa apo edhe dylbi statistikash te pergatitura nga zyrat luksoze te paguara nga taksapagues perendimore per te pare prekur ndier nuhatur e degjuar klithjet qe ben perdite varferia e mjerimi ne jeten tone sociale. Ne fakt ketu duhet te bejme nje korrigjim mjerimi i shqiptareve nuk eshte kudo njesoj e nuk ka infektuar te gjithe pjeset shoqerise. Me mire mund te flas per qytetin tim dhe kryeqytetin e pjeses tjeter Tironen.
Ne qytetin tim qe varferine ta kesh perpara duhet te kalosh disa struktura urbane disa stacione te rendesishme duhet te kalosh disa unaza sa gjeografike aq edhe sociale e te drejtohesh drejt periferise larg qendres plot lartesi e begati ndertesash te betonta. Madje edhe vete ata katandisesit ne kete fare forme i vizitojne nje here ne 2 vjet se pamjet e varfra te prishin imazhin per bukurite e jetes. Ketej nga periferite sociale te kryeqytetit te shqiptareve me te pasurit e te varferve mundohen te shtyjne muajin me 15 000 leke. Prandaj e falenderojne cdo dite sponsorin e pergjithshem te ketij program social politiken dhe nenproduktet e saj qe mbushin Parlamentin sa here i duhen rrogat.
Nga ana tjeter keta njerez nuk reagojne por duket sikur e dashurojne varferine. Kjo eshte edhe situate e habitshme. Pse nuk reagojne keto njerez kunder ketyre unazave qe i bejne te rrine larg e me larg qendres se gravitetit politiko-ekonomiko-socialo-edukativo-etj-etj-etj. por rrine te qete e te shtrenguar fort me varferine Te duket vetja ndonjehere edhe i sikletosur pasi duket sikur po mendon per hallet dhe problemet e njerezve qe ndoshta jane mazokiste ose as qe i behet vone per hallet e veta por vegjetojne diten pa e ditur nese do kete nate per dite tjeter as qe behet fjale qe te shkoje mendimi.
Nje tjeter pikture sociale shfaqet keto kohet e fundit ne qendren e lakmuar me plot institucione pushtetare makina disa-milioneshe lartesi betoni dyqane plot drita njerez te zbukuruar me veshje te shtrenjta klube joshese dhe njerez te bukur. Ketu brenda unazes se pare te mireqenies njerezit mblidhen bertasin dhe tregojne forcen e tyre edhe nepermjet dhunes te pakten nje here ne jave. Keta jane njerez jo dhe aq te bukur ne fakt duket qe nuk kane shume lidhje me unazen e pare te mireqenies. Nuk jane aspak me te mireparaqitshem se ata te periferise se qytetit tim. Jane veshur me rrobat me te mira qe kane si ne dasme dhe kane lare koken. Keta te sapozbritur nga autobuset sulen me vrap qe te zene nje vend te pare ne levizjen e turmes masive. Keta njerez jane aktive jane mbrojtes te demokracise jane viktimat e politikave te keq-bera jane te vjedhurit jane ato qe do ta benin me mire vendin edhe per periferiket dhe ato te tjeret qe nuk duan tia dine jane shpetimtaret jane ata qe duhet te falenderojme pasi te kete dale dielli jane protestuesit e lirise se munguar e cfare nuk jane tjeter. Gjithe te mirat jane.
Ku ndryshojne keto engjejt intelektualet luftetare te bulevardit me banoret periferike te bulevardit qe nuk perfshihen ne kete mbushje rrugesh
Keta luftetare tee lirise dhe demokracise jane me larg gjeografikisht se periferiksit e qytetit tim. Nje pjese e madhe as qe e kishin pare me pare bulevardin per te mos folur nese e dinin se ku bien institucionet karshi te cilave kane mbledhur gjithe kete mllef. Keta popullues periodik te rrugeve te qytetit dhe njekohesisht bllokues te qarkullimit te jetes qytetare jane gjithashtu dhe hallexhinj me shume se ato qe pine kafen te sheshi periferik i qytetit tim duke i pare ne televizion. Keta njerez te mjere duhet te marrin autobuset qe me mengjes te numerohen si vicat para se ti vihet vula ne te pasme te skedohen kur te zbresin e te luftojne fort qe ti kapin kamerat. Duke treguar qe jane agresive dhe te merzitur jo vetem qe do ti kene bere nje sherbim te madh kombit por edhe vetes. Shefi qe i vulosi te pasmet dhe i skedoi kur zbriten do ti shikoje ne televizor dhe pasi te kene hedhur maskarenjte nga kolltuket qeveritare do tu krijoje nje mundesi qe te kene nje stol aty afer shefit qe do te ulet ne kolltukun bosh tashme.
Nga ana tjeter atij periferikut duket sikur nuk i plas fare e pasmja per kolltuke per gjithe keto ndryshime te rendesishme ne demokracine e vendit. Ate e mban puna e vet e perditshme ato dite qe ka pune. Pi kafen i qete dhe i varfer nuk merret fare me gjithe kete perleshje pas kolltukesh. Periferiksi e ka bere edhe me pare detyren e vet si qytetar atehere kur demokracia numeroi vitin zero per shtetin tone. E cfare fitoi Asgje me shume se te tjeret. shte prape atje tek bota e tij e varfer e nuk u perfshi ne kete perplasjen e titaneve politike. Po ta mendosh mire ai nuk eshte perfshire aq shume as kur duheshin shtuar radhet per perleshjen e fundit elektorale te ketyre prijesve luftarake qe i vijne rrotull me turne dhe turma kolltukut te gjithepushtetshem. Nuk ka asnje interes te drejtperdrejte qe ta terheqe perseri zvarre neper rruget e qytetit te tij ta beje te kaloje te gjitha unazat e ne fund ta beje qe ti bashkohet atyre qe qytetin e tij e kane kryeqytet. Ska asnje motivim per kete sipermarrje. Edhe me pare kur e ka bere asgje nuk ka ndryshuar. Ne vend te njerit ka ardhur tjetri dhe ne te vertete sistemi nuk ka ndryshuar por vetem perserit veten nje here ne disa vjet.
Nuk eshte hera e pare dhe nuk duket se do te jete e fundit qe rruget e kryeqytetit te popullsise periodike te bulevardit dhe rruget e qytetit te periferiksit do te behen arene masakrash politike per nje kolltuk pushteti. Nuk ishte hera e pare dhe nuk duket se do te jete hera e fundit qe te vulosurit ne te pasme neper autobuse apo te tjeret te vulosur nga brenda institucioneve perreth bulevardit te deshmoreve te perdorur do te ndeshen me njeri-tjetrin per te kurorezuar fitues prijesin e tyre.
Ndoshta kjo do te jete hera e fundit qe periferiksit dhe ata qe keto ndryshime ne emer te popullit e per te mire te popullit nuk i prekin fare do te shkojne te mbajne radhe per te hedhur voten e per ti dhuruar njeres pale karrigen me plot perfitime te Shtetit.
Ky do te ishte edhe fillimi i varferimit total qe me sa duket po arrihet.
Marre nga e perditshmja Koha Jone
Lidhjeagim fjolla