E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush mund te jete pasardhesi i Chavez

Vdekja e Hugo Chavez e cili drejtoi Venezuelën për 14 vjet, tashme do të hapë një kapitull të ri për vendin amerikano-latin. Por kush do të jetë pasardhësi i Chavez? Zërat për personin që do të zëvendësojë komandantin filluan që pas publikimit të lajmeve për gjendjen e rëndë shëndetësore të tij.
Emri më me influencë brenda partisë së ish-presidentit është zv/presidenti Nikolas Maduro. Ky i fundit do të mbajë postin e presidentit deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Ai ka qenë krahu i djathtë i Chavez dhe ishte ai që dha lajmin mbi vdekjen e tij.

Maduro 50 vjeç, ka qenë një figurë aktive në administratën e Chavez. Nga një shofer autobusi ai arriti të bëhet krahu i djathtë i Chavez. Ai është i perzgjedhuri i Chavez për postin e presidentit. “Ai është një prej liderëve të rinj më të mirë, me aftësi të shkëlqyera për të ecur para, unë nuk mundem”, është shprehur më parë Chavez.
Por opinionet mbi të janë të ndryshme. Ai cilësohet edhe si truri i politikave më radikale në vend.
Por me vdekjen e Chavez pritet që zëri opozitar të bëhet edhe më i fortë. Koalicioni mes ish koalicionit presidencial të Enrike Capriles Radonski dhe një grupi të quajtuar Bashkimi Demokratik kanë krijuar opozitën më të fortë në Venezuelë kundër Chavez.

Ndërkohë me mjaft interes pritet të jetë dhe qëndrimi politik i Venezuelës në marrëdhëniet me jashtë. Chavez prej vitesh kishte krijuar marrëdhenie të tensionuara me SHBA, duke ndërtuar në vend një frymë armiqësore për imperializmin amerikan.
Zyrtarët amerikanë nuk presin që marrëdhëniet të marrin një tjetër rrjedhje në mënyrë të menjëhershme, dhe kjo pasi sistemi i Chavez ekziston ende.

Por periudha post-Chavez në marrëdhëniet me SHBA, nisi më keq se sa ishte menduar. Zyrtarët venezuelianë akuzuan 2 zyrtarë të ambasadës amerikane për komplot me synim destabilizimin e vendit duke kërkuar largimin e tyre.

Venezuela dhe Irani nga ana tjetër kanë marrëdhënie mjaft tëe mira. Vitin e kaluar presidenti iranian Ahmedinexhad udhëtoi në Venezuelë si pjesë e turit të tij në Ameriken Latine. Dy liderët u betuan për thellim të bashkëpunimit mes tyre.
Gjate ketyre viteve, dy kombet kanë nënshkruar më shumë se 270 marrëveshje, përfshirë tregtinë, dhe marrëveshje mbi projekte të ndërtimit, fabrika të makinave dhe traktorëve, energjisë etje.
Por një çështje me rëndësi është dhe fakti nëse vdekja e Chavez do të ndikojë në furnizimin me naftë.
Venezuela mbetet furnizuesi i 4 më i madh në botë për tregun amerikan. Nëse vakumi i krijuar tani shkakton ndikim në eksporte duke i çuar ato në rënie, konsumatorët amerikanë mund të përballen me çmime më të larta të karburantit, gjë që do të thotë një tjetër goditje për ekonomine amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›