Topalli Do bejme gjithcka per fuqizimin e grave
Me këmbënguljen, fantazinë dhe aftësitë e tyre menaxhuese janë kthyer në histori suksesi të sipërmarrjes shqiptare. Janë një grup grashë sipërmarrëse që u pritën sot nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Aktivitetet e tyre shkojnë nga bizneset e vogla, te punimet artistike, nga fermat te qendrat për fëmijët me aftësi të kufizuara. Këto gra që me siguri nuk presin që suksesi t’u vijë nga Qielli, i paraqitën gjithsesi kryeparlamentares Topalli disa propozime për përmirësimin e legjislacionit në ndihmë të bizneseve të drejtuara gratë.
Gjatë bisedës, zonja Topalli diskutoi me to lidhur me lëvrimin e kredive të buta për gratë sipërmarrëse si dhe mundësinë e lehtësimit të tyre nga taksat kur hapin aktivitete të reja.
Ligji për heqjen e TVSH-së për makineritë prodhuese u prit shumë pozitivisht nga disa gratë drejtuese të fermave, të cilat e panë si një masë lehtësuese për sipërmarrjen e tyre.