E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bathore, rruga na shërben, por projekti po devijohet.."

 
 
NGA LEXUES
 
Në lagjet 4,6,7 të Bathores në Kamzë është miratuar fondi dhe është bërë tenderi për zgjerimin e rrugës ekzistuese. Veçsepa filluar mirë puna janë shfaqur disa probleme e mangësi. Si rezultat i ndërhyrjes së dy tre personave, për interesa të ngushta vetjake janë bërë ndryshime në projekt. Kështu, është spostuaraksi i rrugës nga krahu i poshtëm. Ndërkohë në krahun e sipërm të rrugës ekzistuese me gjerësi 3 metra, gjendet një kanal kullues rreth 5 metra i gjerë i cili është në pronësi të shtetit. Ne familjet që banojmë aty pranë, jemi të mendimit se do ishte më mirë që rruga të ndërtohet duke përfshirë sipërfaqen e këtij kanali. Por çfarë ka ndodhur realisht me të ?
Më shumë se gjysma e sipërfaqes së kanalit është zaptuar nga disa familje që banojnë krah tij. Ata padrejtësisht e kanë shndërruar në pronë të tyren. Çuditërisht bashkia Kamëz qëndron indiferentë dhe nuk ndërhynnë mënyrë që kjo pjesë toke të vihet në dispozicion të rrugës. Indiferentizmi dhe papërgjegjshmëria e organeve të pushtetit vendor ka lënë vend që individëtë veçantë të ndryshojnë për 3 herë radhzi aksin e rrugës. Ky i fundit është kaluar tërësisht në krahun e poshtëm dhe është bërë me qëllimin e vetëm që të mos cenohet sipërfaqjae kanalit e zaptuar prej tyre. Mirëpo spostimi në mënyrë arbitrare i aksit të rrugës na dëmton ne banorëve tjerë. Të bindur se kërkesa jonë është me vend dhe e ligjshme kemi organizuar një protestë paqësore dhe demokratike. U themi këtyre pushtetarëve se më të interesuarit për përfundimin e kësaj rruge jemi ne si banorëdhe falenderojmë investitorët për akordimin e fondeve. Por le të ndërtohet ashtu si duhet në mënyrë që të shërbejë si mjet për zhvillimin ekonomik e qytetar të komunitetit tonë. Njëkohësisht i bëjmë thirje edhe shefit të policisë Bashkiake: Mos na bëni presion për të ndaluar protestat që kemi nisur. Duam fqinjësinë e mirë të cilën si banorë të të njëjtit komunitet e kemi forcuar dita –ditës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›