"Kush nxjerr sekretin, ndeshkohet"
Kryeprokurorja Ina Rama paralajmeron vartesit per ndeshkime, nese nxjerrin sekretet hetimore. "Ky nuk eshte nje qendrim demagogjik, por nje qendrim qe do mbahet kur ka rrjedhje te informacionit dhe dalje te sekretit hetimor", eshte shprehur drejtuesja e organit qendror te akuzes. Deklarata eshte dhene diten e djeshme gjate analizes vjetore te mbajtur ne Prokurorine e Shkodres, ku eshte emeruar edhe shefi i ri i institucionit, Perparim Kulluri. Prezencen e prokuroreve gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes, Rama e ka vleresuar si te nevojshme, per te siguruar ligjshmeri dhe efikasitet ne gjykim. Vete prokuroret kane renditur nje numer te madh ankesash, te cilat kane te bejne me ambientet e papershtatshme te punes. Mesohet se nje seksion i vecante do te hapet edhe per hetimin e gjykimin e te miturve. Inkriminimi i te miturve ne vepra te ndryshme penale ka qene edhe nje nga pikat e diskutimit. Ina Rama ka bere te ditur se nje seksion per te miturit do te zgjidhe problemin ligjor. Nje tjeter keshille, qe ka leshuar Rama ndaj vartesve, eshte edhe koha e zgjatjes se hetimeve. "Ju duhet te reduktoni kohen e kryerjes se nje procesi penal, kur ne kete rast ngjarja eshte ne flagrance, per te shmangur hetimet e panevojshme", ka thene Kryeprokurorja. Kritika jane leshuar edhe ndaj prokuroreve te Apelit, te cileve u eshte lene detyre qe te evidentojne problematiken qe ka prokurori dhe te mbajne qendrime ligjore per ceshtjet. Prokuroret nga ana e tyre kane kerkuar zyra te pershtatshme pune, investime dhe infrastrukture per te rritur cilesine ne detyre. Sot Kryeprokurorja Ina Rama do te jete prezent ne analizen qe do te behet ne qytetin e Durresit.
R.Caushaj
Keshillat:
Mosnxjerrja e sekretit hetimor
Vajtja ne vendngjarje
Reduktimi i kohes se hetimit
Produktivitet ne gjykim
Evidentim problematikash