E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta kunder paktit Berisha-Rama

Oli Xhilaga
Reforma zgjedhore rihap debatet mes formacioneve politike. Kesaj radhe eshte Levizja Socialiste per Integrim, ajo qe paralajmeron skenaret e mundshme qe mund te perdorin dy partite e medha parlamentare, PS-PD, per te qene ne pozita favorizuese, lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, gjate nje komunikimi me mediat, akuzoi ne menyre te drejtperdrejte keto dy parti, duke kerkuar njekohesisht transparence maksimale sa i takon pergatitjes se reformes zgjedhore.
Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, deklaroi hapur se PD-PS po shkojne drejt nje marreveshjeje te kontestuar, ne rast se do vazhdojne te shtyjne pergatitjen e reformes zgjedhore. "Kemi shqetesim se gjithe ky angazhim dhe preokupim edhe nga ana e nderkombetareve per reformen zgjedhore, gjithe ky angazhim edhe nga opinioni publik i brendshem, mund te degjeneroje ne nje marreveshje gjeresisht te kontestuar, gje qe nuk do te ndihmoje qellimet e kesaj reforme elektorale", u shpreh Meta, lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, LSI kerkon veprim te menjehershem te Komisionit te Reformes Zgjedhore dhe transparence maksimale. "Nuk mund te kete sukses reforma zgjedhore ne rast se nuk do te kete transparence maksimale dhe ne rast se do te vazhdohet me mentalitetin e deritanishem, qe te dy partite ta fillojne zgjedhjen nga pozita favorizuese", vleresoi Meta. Madje, duke vijuar po ne kete linje, kreu i LSI-se e cilesoi si te domosdoshme nenshkrimin e nje marreveshjeje paraprake, lidhur me kete ceshtje, e kjo perpara Samitit te Bukureshtit. Por, gjithmone, kjo marreveshje te jete gjitheperfshirese. "Ky do te ishte nje gabim shume i madh, ashtu sikurse do te ishte akoma me gabim qe te shtyhet nje marreveshje te pakten paraprake, per sa i takon reformes zgjedhore sidomos sistemit, perpara Samitit te Bukureshtit, sepse keshtu u dha nje premtim nga ana e Kryeministrit Berisha se do te kete disa arritje konkrete para ketij Samiti", theksoi Meta gjate fjales se tij. Po njekohesisht, LSI, sipas Metes, eshte e hapur per cdo lloj sistemi te ndershem dhe perfaqesues, i cili realizon ne menyre te ndershme dhe te pacenuar vullnetin e qytetareve shqiptare. Po keshtu, Meta garantoi se "LSI pavaresisht nga preferencat e saj, eshte e gatshme qe te ofroje konsensus per cdo sistem qe do e ndihmoje demokracine ne vend qe te zhvillohet me tej".
Transparenca
"Gjithe ky angazhim dhe preokupim edhe nga ana e nderkombetareve per reformen zgjedhore, gjithe ky angazhim edhe nga opinioni publik i brendshem, mund te degjeneroje ne nje marreveshje gjeresisht te kontestuar, gje qe nuk do te ndihmoje qellimet e kesaj reforme elektorale. Duhet me shume transparence dhe nje bashkebisedim me te gjithe faktoret politike"
Paralajmerimi
"Nuk mund te kete sukses reforma zgjedhore, ne rast se do te vazhdohet me mentalitetin e deritanishem qe te dy partite ta fillojne zgjedhjen nga pozita favorizuese. Ky do te ishte nje gabim shume i madh, ashtu sikurse do te ishte akoma me gabim qe te shtyhet nje marreveshje te pakten paraprake, per sa i takon reformes zgjedhore, sidomos sistemit, perpara Samitit te Bukureshtit"
Konsensusi
"Levizja Socialiste per Integrim eshte e hapur per cdo lloj sistemi te ndershem dhe perfaqesues, i cili realizon ne menyre te ndershme dhe te pacenuar vullnetin e qytetareve shqiptare. Pavaresisht nga preferencat e saj, kjo parti politike eshte e gatshme qe te ofroje konsensus per cdo sistem qe do te ndihmoje demokracine ne vend qe te zhvillohet me tej"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›