E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafia e tokave fitoi 2,5 milione USD

Ardian Bushi
Mafia e tokave zbret ne qytetin e Lezhes, duke siguruar 2,5 milione dollare nga shitjet dhe blerjet abuzive te zones turistike, qe eshte kthyer ne kantier ndertimesh. Nje ish- punonjes i hipotekes, nje notere dhe tre persona, qe hiqeshin si pronare trojesh, jane arrestuar mengjesin e djeshem nga policia e qytetit bregdetar per skandalin ne zonen turistike te Shengjinit. Siperfaqja, me te cilen eshte abuzuar kundrejt perfitimit, arrin deri ne 101 hektare, ndersa prej disa muajsh policia hetonte denoncimet e banoreve te zones per zaptim te trojeve. Operacioni eshte koduar "Shitja e fundit" dhe eshte marre nga procedurat qe jane kryer nga tre ish-zyrtaret per here te fundit, para se te linin detyren ne zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Lezhe. Te ndaluarit jane noterja Zana Dema, Pjeter Miloti, ish-regjistrues, aktualisht avokat, Gjergj Paloka, Vesel Mila dhe Ardian Colaj, qe dyshohet te jene perfituesit me trojet ne menyre abuzive, banore te qytetit te Lezhes. Ndersa jane shoqeruar dhe po hetohen ne gjendje te lire Tonin Prendi dhe Mark Lleshi, te dy ish-regjistrues vendore prane ZRPP-se. Mbi te dyshuarit rendon akuza e shperdorimit te detyres dhe falsifikimit ne bashkepunim.
Burime zyrtare te policise vendore konfirmuan pese arrestimet dhe dy shoqerimet e kryera mengjesin e djeshem ne zonen e Shengjinit dhe te Lezhes. Mesohet se te dyshuarit kane fituar te pakten 2,5 milione dollare, nga pervetesimi i 101 ha toke ne zonen turistike te Shengjinit. Pasi e kane privatizuar, duke ua njohur ne menyre te jashteligjshme tre pronareve te ndaluar, zyrtaret dhe noterja ua kane shitur me pas qytetareve te ndryshem, duke mundesuar ndertimin e objekteve te ndryshme dhe bllokuar zonen turistike. Agjentet e zyres kunder krimit ekonomiko-financiar kane siguruar dhe bllokuar dhjetera dosje me dokumente procedurash te regjistrimeve e noterizime te kryera nga te ndaluarit.
Noterja Zana Dema cilesohet si "celesi" i aktivitetit qe ka sjelle perfitimet marramendese gjate tre viteve te fundit. Noterja, sipas policise, ka legalizuar dokumente false te "pronareve" Gjergj Paloka, Vesel Mila dhe Ardian Colaj. Zyrtare te policise thane se te dyshuarit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane paraqitur te noterja Dema shkresa te rreme, ne muajin janar te vitit 2005, duke perfituar keshtu 101 ha toke, qe ndodhet ne zonen turistike te Shengjinit, duke bere te mundur regjistrimin me pas ne hipoteken e Lezhes. Ne kete faze jane perfshire Pjeter Miloti, Tonin Prendi dhe Mark Lleshi, ish- punonjes te ZRPP-se. Qe prej asaj kohe, "pronaret" e truallit e kane shitur te biznese te ndryshme me cmime te favorshme, pasi trualli ndodhej ne zone turistike.
"Do sekuestrojme pasurite"
Burime te policise thane dje, per gazeten "KJ", se tre "pronaret" e ketij trualli, me leket e perfituara kane ndertuar banesat e tyre, si dhe lokale ne zonen turistike te Shengjinit. Pas hetimeve paraprake kane nisur dhe procedurat per sekuestrimin e tyre. Ndaj noteres Zana Dema dhe ish-regjistruesit Pjeter Miloti jane ngritur akuza e "shperdorimit te detyres dhe falsifikimit te dokumenteve". Ndersa per dy ish-punonjes te tjere te hipotekes hetimi do te kryhet ne gjendje te lire per "shperdorim te detyres". Ndaj tre te dyshuarve si pervetesues, Gjergj Paloka, Vesel Mila dhe Ardian Colaj, eshte ngritur akuza e "falsifikimit te dokumenteve dhe pervetesim te pasurise shteterore, duke i sjelle dem ekonomik shtetit".
"Do kete arrestime te tjera"
Arrestimi i pese te dyshuarve te pare dhe shoqerimi i dy personave te tjere, do te pasohet me arrestime te reja. Hetues te policise se Lezhes bene me dije dje se nen hetim jane edhe persona te tjere te implikuar ne kete ceshtje, apo qe kane perfituar troje pa te drejte. Momentalisht jane sekuestruar nje sasi e madhe dokumentacionesh te noterizuara dhe do te kryhet kontroll edhe ne hipoteken e ketij qyteti.
Te arrestuarit:
Zana Dema, notere
Pjeter Miloti, ish-regjistrues
Gjergj Paloka, banor i Shengjinit
Vesel Mila, banor i Shengjinit
Ardian Colaj, banor i Shengjinit
Ne gjendje te lire:
Tonin Prendi, ish-regjistrues
Mark Lleshi, ish regjistrues
Te dhena:
101 ha siperfaqja e tokes
2,5 milione USD abuzimi
Akuzat
"Shperdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh"
"Falsifikim dokumentesh dhe shkaktim demi ekonomik ndaj shtetit"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›