E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i droges, burg pronarit te maunes

Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda le ne qeli pronarin e maunes, ku u gjet sasia prej 160 kg hashash, qe u kap ne doganen e Kakavijes. Shezai Gega, 38-vjecari nga Berati, edhe pse ka mohuar akuzat per trafik te lendeve narkotike ne drejtim te Greqise, nuk ka mundur te fitoje nje mase lehtesuese nga vleresimi i gjykates, qe dha "arrest me burg" diten e djeshme. Ai nuk ka pranuar te flase me gjate, nderkohe qe avokati mbrojtes kerkoi nje mase sigurie me te bute. Shezai Gega u vu ne pranga kater dite me pare, pasi ne piken kufitare te Kakavijes, maunia ne pronesi te tij, e drejtuar nga nje shofer, banues ne Fier, i ndaluar ne flagrance, trafikonte pervec derrave edhe sasine prej 160 kilograme lende narkotike e llojit kanabis sativa.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›