Kush pergjigjet per paditurine e cifteve maltusiane
Megjithese ka dy dekada qe shoqeria civile shteti institucionet e shendetit publik dhe te sherbimeve sociale jane angazhuar per te rregulluar seksualitetin dhe planifikimin familjar situata nuk eshte shume premtuese. Me gjithe perpjekjet e sinqerta por dhe veprimtarite abuzive per perfitime financiare te disa OJF-ve qe jane mbeshtetur per te ndikuar qe ne shoqerine tone te kete me shume kulture moderne te seksualitetit riprodhimit dhe ngritje te aftesise emancipuese te planifikimit familjar duket nga rezultatet se ende niveli i kerkuar eshte i paplotesuar. Kjo sepse ne shoqerine tone si rralle ne Europe eshte ende i larte numri i lindjeve te paplanifikuara dhe aborteve qe vijne nga aksidentet e marredhenieve seksuale te pambrojtura qofte kur ato zhvillohen ne cift apo kur jane krejt te lira. Mungesa e kultures seksuale dhe e aftesise per te garantuar perfundimisht seksin pa lindje disiplinimin e deshires per te planifikuar lindjet e vullnetshme jane tregues te nivelit jo te kenaqshem te edukimit seksual.
Por kjo ceshtje nuk eshte problem i thjeshte i lidhur vetem me seksualitetin. Duke pare problemet sociale dhe ekonomike qe burojne nga mungesa e aftesise planifikuese te cifteve tona besoj se kjo na detyron te pakten qe tani nuk duhet te fshehim te verteten qe na shqeteson si shoqeri qe shqeteson shume familje numeroze te cilat thjesht nga mungesa e aftesise per te planifikuar lindjet dhe marredheniet seksuale te sigurta pikerisht nga ky shkak kulturor bien ne varferi ekonomike dhe perballen me veshtiresi sociale. Ne kohen tone problemi i ndarjes se marredhenies seksuale te lire qe eshte per qejf dhe qe duhet te mos shoqerohet me lindje me planifikimin e vullnetshem te ciftit per te lindur femije sipas deshires nuk eshte me thjesht problem biologjik dhe seksual por eshte problem dhe tregues sintetik i nivelit te emancipimit social te shoqerise sone.
Niveli shume i larte i aborteve qe behen cdo vit dhe numri i nenave me shume femije nuk jane me ceshtje demografike pa rendesi apo probleme te seksualitetit periferik ne shoqerine tone. Ato jane probleme me natyre komplekse politike sociale demografike dhe seksuale qe gelojne ne shoqerine shqiptare ne familjet tona. Sidomos ne zonat rurale ne te cilat ende kultura seksuale dhe mundesite e planifikimit familjar jane te uleta.
Ne kete pike besoj se ende nuk i kemi kapur kuotat e qyteterimit qe kane te bejne me kete sfere delikate qe nuk lidhet vetem me lindjet biologjike por indirekt edhe me problemet e pergjithshme te anomalive demografike qe kane te bejne me shtimin e popullsise ne vendin tone si pasoje e zgjerimit te lirise dhe anarkise seksuale si dhe me nje varg te gjere problemesh periferike qe jane pasoje e nivelit te kultures aktuale te seksualitetit modern.
Pa dyshim ne shoqerine shqiptare procesi i formimit dhe edukimit seksual krijimi i njohurive per mundesine e planifikimit familjar dhe shmangien e shtatzenive te padeshiruara ka ecur. Rezultatet e arritura nuk mund te mohohen. Por kam pershtypjen se duke bere nje bilanc social te kostove per te bere edukimin seksual te qytetareve tane dhe perfitimeve qe kemi ne ngritjen e kultures seksuale dhe nivelit te planifikimit familjar nuk eshte atje ku duhet. Per shume shkaqe shteti dhe shoqeria shqiptare ne kete fushe ka harxhuar me shume se sa ka perfituar. Politikat e perhapjes se kultures seksuale ne zoterimin e teknikave te mbrojtjes nga shtatzenite e padeshiruara dhe te planifikimit te lindjeve kane pasur problemet e balancave te shperndarjes jo gjithnje sipas nevojave dhe pa e orientuar sakte procesin aty ku jane problemet. Dhjetera OJF te specializuara dhe te financuara per te bere kete detyre sociale per te perhapur kulturen seksuale per ti mesuar grate se me burrat ne kete vend nuk merret njeri si te shmangin shtatzenite nuk kane qene gjithnje efektive. Shumica e aktivitetit te tyre eshte bere neper bulevardet e qyteteve metropolitane dhe fare pak ne zonat e thella rurale pikerisht aty ku problemi shfaqet me i mprehte aty ku mangesite jane me te medha ku njohurite dhe zoterimi i praktikave te mira te mbrojtjes seksuale jane me te thella dhe mundesite per te abortuar me te vogla.
Sikur te behet nje bilanc i tere shpenzimeve te OJF-ve te bera ne kete fushe duke vleresuar sasine pa fund te trajnimeve botimeve emisioneve televizive etj. besoj se nga kjo ane dukja ne tejkalojme cdo standard modern te kultures seksuale dhe aftesise sociale per planifikim familjar. Natyrisht nese do te vleresojme kete ceshtje shpenzimet e bera per planifikimin familjar ne menyre komparativiste dhe ne perputhje relative me numrin e popullsise. Procesi i planifikimit familjar dhe edukimi seksual per te shmangur shtatzenite e padeshiruara dhe lindjet e paplanifikuara ka pasur dhe vazhdon te jete i njeanshem i percipte formal dhe me efekte te zbehta sociale.
Duke analizuar me thelle shkaqet se perse ende kemi nivele te larta te lindjeve jashte deshires dhe kunder planifikimit mua me duket se ne shoqerine tone kete pergjegjesi si dhe shume pergjegjesi te tjera morale e fizike vazhdojme tua ngarkojme padrejtesisht grave. Kjo sepse edhe sot pas dy dekadave te transformimeve demokratike te jetes shoqeria shqiptare ka nje koncept politik e social ende te deformuar ose te pakten jashte standardit per rolet e trupave dhe pergjegjesite sociale te mashkullit dhe femres ne lidhjet seksuale ne martese apo ne format e shumta alternative te lidhjeve seksuale qe jane jashte saj. Ka qene nje mentalitet dominant ne shoqerine tone qe femra ne relacionin seksual eshte pare ndryshe nga mashkulli.
Sepse ne shoqerine tone me strukture te forte maskiliste trupi i femres pervec se eshte pare si trup biologjik me funksione seksuale specifike eshte pare edhe si trup shoqeror me te cilen shoqeria eshte munduar te vere rregull dhe te normalizoje treguesit demografike dhe rregullimin e kontrollimin e pjellorise biologjike. Nuk eshte normale qe ne shoqerine tone akoma te mendohet dhe te flitet duke u nisur nga paragjykime per destinacione biologjike morale qe jane te fiksuara padrejtesisht si pergjegjesi vetem per femrat duke i lene meshkujt ne rolin e superiorit biologjik dhe seksual.
Ky eshte nje nga argumentet por nuk eshte as i vetmi as i mjaftueshem per te justifikuar situaten dhe ndare pergjegjesite e cifteve qe me shume se bejne femije per shkak te mungeses se kultures seksuale dhe aftesise per te planifikuar lindjet qe prodhojne pa kontroll mish social. Tani ne shoqerine shqiptare kohet kane ndryshuar dhe problemet qe lidhen me seksualitetin edukimin seksual planifikimin familjar dhe perdorimin e seksit si mjet per qejf personal jane shtuar dhe komplikuar. Planifikimi familjar nuk eshte me ceshtje qe lidhet vetem me deshiren kulturen seksuale te ciftit martesor. Sepse ne shoqerine tone po shtohen edhe lindjet qe jane jashte marteses pa llogaritur faktin qe cdo vit behen me qindra aborte te femijeve qe konceptohen aksidentalisht apo ne menyre te paplanifikuar. Iku koha kur ne shoqerine shqiptare konservatore dhe tradicionale seksualiteti ishte ca viktorian dhe duhej zhvilluar brenda marteses dhe dhomes se ciftit martesor apo kur lidhja seksuale ishte e lidhur ne menyre te determinuar me lindjen e femijeve.
Nuk ka dyshim qe ne te ardhmen dozat sociale te clirimit apo shthurjes se seksualitetit do te jene ne rritje. Kjo duhet te na beje te mendojme me shume per te ndihmuar disiplinimin e cifteve maltusiane qe riprodhohen pikerisht nga mungesa e kultures apo e pergjegjesise sociale apo nga njerez te papergjegjshem qe kane te zhvilluar instinktin e riprodhimit por pa mbajtur pergjegjesine sociale te lindjes se femijeve qe sjellin ne jete.
Nuk kemi si tua bejme realiteteve. Me sa duket ca me vonese faze nga zhvillimet europiane ne jemi te detyruar te kalojme valet e luftes per clirim seksual dhe te perballojme ne te njejten kohe edhe kostot respektive te anarkise seksuale. Ndaj beteja per te edukuar njerezit qe te dine te shkepusin seksualitetin nga lindja dhe te planifikojne kur duan te jene prinder eshte nje detyre sociale madhore e cila duhet vleresuar me tere seriozitetin e vet si detyre prioritare e kohes sone.